Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Bukosh të Vushtrrisë, ku një banor ka vendosur sasi të madhe dheu për ta bllokuar një pjesë të rrugës.
Lexues të VeriuInfo nga ky fshat kanë dërguar pamje, duke u ankuar se bashkëfshatari i tyre po ua vështirëson qarkullimin.
Ata tregojnë se në vendngjarje dje kanë qenë edhe zyrtarët e inspeksionit komunal, për cilët thojnë se janë zotuar që do ta trajtojnë rastin. Përderisa sonte, sipas tyre, në vendngjarje kanë dalë edhe policia.
Siç mëson VeriuInfo, banori që ka vendosur këtë sasi dheu në formë barrikada të pjesërishme, këtë e ka bërë me pretendimin se kjo pjesë e rrugës ka dalë të jetë pronë e tij./VeriuInfo













