Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Fotografi gjithandej kufijve, kamera e targa të veturës”, Prokuroria e Policia po vazhdojnë kërkimin për arrestimin e Sokol Halilit

01/12/2022 - 12:16
në Kryesore, Lajme
A A
“Fotografi gjithandej kufijve, kamera e targa të veturës”, Prokuroria e Policia po vazhdojnë kërkimin për arrestimin e Sokol Halilit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës po vazhdon ta kërkoj të dyshuarin për vrasjes e ish gruas së tij, që ndodhi mbrëmë në oborrin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, gjegjësisht para gjinekologjisë.

Sokol Halili deri në këto moment nuk ka rënë në prangat e policisë së Kosovës, ani pse kërkimin për të po vazhdon gjithandej vendit.

Flora Ahmeti, zyrtare për media në Policinë e Kosovës ka thënë për Gazeta Blic, se policia po vazhdon kërkimin dhe ka disa lokacione që tashmë janë bastisur e kontrolluar.

Fillimisht Sokol Halili ishte kërkuar në shtëpinë e tij dhe në disa vende të ndryshme, por që deri në këto momente nuk dihet vendndodhja e tij.

Burime të Gazeta Blic nga Prokuroria që po merret me këtë rast, kanë thënë se tashmë fotografia e të dyshuarit Sokol Halili është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

“Kemi tabelat e veturës, kemi disa inçizime të kamerave nga lëvizjet e tij…. dhe prokuroria bashkë me policinë e Kosovës po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin”, thotë ky burim.

Prokuroria nuk ka përjashtuar mundësinë që edhe përmes policisë së Kosovës të publikohen edhe fotografi të të dyshuarit në media, duke

kërkuar kështu ndihmën e qytetarëve të vendit, për kapjen e Sokol HalilitKy i fundit mbrëmë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë dyshohet se ka vrarë ish gruan e tij, e cila ishte shtatzënë dhe po priste të lindte fëmijën.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë sot para mediave se shtatzëna e vrarë e kishte raportuar bashkëshortin e saj në korrik të këtij viti për dhunë psiqike dhe fizike, dhe prokuroria, personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt.

Haxhiu, pas takimit të Grupit ndërministror në lidhje me vrasje gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë, tha se nëse vërtetohet se ka dështuar ndonjëra nga hallkat e sistemit do të ketë dorëheqje shkarkime madje edhe ndjekje penale.

Haxhiu, pas takimit ndërministror, ka hedhur akuza në drejtim të KGjK dhe KPK-së. Ajo ka drejtuar akuza në drejtim të Prokurorisë, pasi sipas saj, i dyshuari me urdhër të prokurorit është lënë i lirë.

“Pesë ditë, dy jetë të humbura dy gra të vrara nga bashkëshortët e tyre. Kemi diskutuar për veprimet ndërinstitucionale dhe sipas informacioneve nga Polica e Kosovës, viktima kishte raportuar në korrik të këtij viti të dyshuarin për dhunë psikike dhe fizike dhe Prokuroria të dyshuarin e kishte liruar me procedurë të rregullt. Është një papërgjegjësi institucionale dhe e prokurorit të rastit sepse në vazhdimësi po bëjmë thirrje për mbrojtje të grave dhe vajzave”, tha Haxhiu.

“Në momentin që do të verifikohet që vërtetohet personi do të jap dorëheqje, kompetencat janë të ndara, nëse shohim që ka dështuar do të ketë dorëheqje do të ketë shkarkim. Kjo neglizhencë po inkurajojnë kriminelët, asnjë prokurorë asnjë gjyqtarë nuk ka dhënë dorëheqje. Do të ketë dorëheqje e shkarkime, por edhe përgjegjësi penale”, tha Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë