Ditën e sotme është bërë përurimi i xhamisë në fshatin Cerajë në Leposaviq, shkruan Mitropol.
Në përurimin e xhamisë morën pjesë i pari i Bashkësisë Islame në Kosovë, Naim Tërnava së bashku me Enis Ramën dhe disa hoxhallarë të tjerë.
Në ndërtimin e këtij objekti fetar kanë kontribuar donatorë të ndryshëm, ndërkaq banorët e asaj zone janë shprehur të kënaqur dhe e kanë konsideruar veprimin kombëtar e patriotik.












