Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fshatrat e Luginës së Ibrit kundërshtojnë themelimit e Asociacionit të komunave serbe, Agim Bahtiri: Asociacioni është ‘tumor’ për shtetin e Kosovës

26/02/2023 - 12:55
në Kryesore, Lajme
A A
Fshatrat e Luginës së Ibrit kundërshtojnë themelimit e Asociacionit të komunave serbe, Agim Bahtiri: Asociacioni është ‘tumor’ për shtetin e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në fshatin Gushavc të Mitrovicës, i cili gjendet matanë lumit Ibër, është mbajtur tubimi i banorëve të kësaj zone kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në këtë tubim u kërkua nga Qeveria e Kosovës që të mos lejoj themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se ky Asociacion do ta bëjë jofunksional shtetin e Kosovës dhe do të krijoj mundësi për ndarjen e Kosovës, raporton Veriu info.

Në këtë tubim foli ish kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, vendlindja e të cilit është në këtë fshat. Ai tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë “tumor” për funksionimin e shtetit të Kosovës.

“Serbia po kërkon ndarjen e Kosovës dhe paralizimin e funksionimit të saj përmes themelimit të Asociacionit. Ne e falenderojmë bashkësinë ndërkombëtare që na ka ndihmuar për t’u çlimuar nga Serbia gjenocidiale dhe na ka ndihmuar për krijimin e shtetit, sidomos ShBA-ja. Por tash është koha që të na përkrahin prapë, se jemi në drejt tonë. Kërkoj nga Qeveria dhe gjitha partitë politike që të bëhen bashkë dhe ta ndihmojnë Kosovën. Ne nuk jemi kundër serbëve dhe drejtave të tyre, por jemi kundër atyre që duan jofunksionalitetin e shtetit të Kosovës. Askush nuk duhet bërë presion mbi Qeverinë e Kosovës për krijimin e këtij Asociacioni, sepse kjo do ta bosnjizoj Kosovën”, deklaroi Bahtiri.

Ish kryetari i Mitrovicës tha se kjo iniciativë kundërshtuese nuk do te ndalet këtu, por do te vazhdohet tutje nëse insistohet në themelimit te Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai iu bëri apel gjithë liderëve të partive politike që të mos shkelin mbi gjakun e dëshmorëve.

Para të pranishmëve foli edhe Nazmi Beka, përfaqësues i fshatit Gushavc, i cili tha se ky tubim ka për qëllim kundërshtimin e planeve për coptimin e Kosovës.

“Ne që jetojmë në fshatrat e Luginës së Ibrit ndihemi të rrezikuar prej këtyre planeve dhe i kundërshtojmë ashpër. Në këtë
moment të rëndësishëm për historinë e Kosovës jemi mbledhur që të tregojmë se jemi kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili është një bosnjizim për shtetin e Kosovës”, tha Beka.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë