Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë fizikisht në shitje biletat për dy ndeshjet e Nations League-s me Bjellorusinë më 26 shtator dhe 6 tetor me San Marinon, të dyja në “Air Albania”.
Në postimin e FSHF-së u vu re edhe një detaj. Në foto shfaqej Ylber Ramadani dhe Elseid Hysaj, duke konfirmuar në një farë mënyre grumbullimin e këtij të fundit.
Edhe pse ishte diçka që pritej, sërish kishte dyshime duke pasur parasysh faktin që Hysaj është pa ekip dhe se nuk ka pasur minuta prej kohësh.
Ndërkohë, FSHF-ja ka bërë me dije se biletaria fizike do të jetë e hapur çdo ditë, në fashat orare 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00.













