
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se një tabelë rrugore në këtë trevë, e cila tregon drejtimin për Preshevë, është fshirë në gjuhën shqipe dhe ka mbetur vetëm në gjuhën serbe “Preševo”.
Ai e ka publikuar një foto, të cilën ia ka dërguar një qytetar, e ku shihet fshirja e emrit të Preshevës në gjuhën shqipe. Lutfiu ka thënë se lidhur me këtë rast i ka njoftuar organet kompetente, të cilat i kanë premtuar se do ta përmirësojnë shumë shpejtë.










