Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), janë duke marrë pjesë në konferecën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut të Sllovenisë
FSK ka njoftuar se rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka, po merr pjesë në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut ( A5), të udhëhequr nga Rreshter Majori i ushtrisë Sllovene, Kovaç.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka po merr pjesë në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut ( A5), të udhëhequr nga Rreshter Majori i ushtrisë Sllovene Kovaç dhe pjesëmarrjen e rreshter majorëve të A5,rreshter majori nga Ushtria Amerikane për Europë”.
“Kjo ngjarje është duke u realizuar në NATO Montain Ëarfare Center for Exellence, me këtë rast rreshter major Zuka ka prezantuar të arriturat e korit të nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sukseset, sfidat dhe rekrutimin në ushtrinë e Kosovës”.
“Gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Slovenosë, në Kampin e 16-të Dimërorë, në mesin e 22 shteteve anëtare të NATO-s, Forcën e Sigurisë së Kosovës është duke e përfaqësuar, OR5 Besnik Nebihu i cili në aktivitetet e realizuara nga data 17-24 mars, ka treguar suksese të larta, duke përfaqësuar denjësishtë Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FKS-së. /Gazeta Express












