Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha e ka quajtur “djallëzore” ftesën që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ia ka dërguar për takim homologut të tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhikut.
Berisha, në një reagim në rrjetin social Facebook, tha se qëllimi i Kurtit është që të marrë një përgjigje negative për koalicion nga Abdixhiku.
“Ftesa e Albinit për LDK është djallëzore”, tha ai. “Pas deklaratave të djeshme se Serbia po e pengon në bërjen e qeverisë, tash po kërkon nga ‘hajvanat’ me i thënë jo, për me i radhitë sipas logjikës së tij mashtruese, në anën e Serbisë”.
“Jo rastësisht i ka bërë ftesë fillimisht LDK, votuesit e saj janë target në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po e përgatitë me qu Kosovën”, tha ai.
Kurti i ka propozuar Abdixhikut që të takohen gjatë kësaj jave, tregon një letër të cilës kreu i LVV-së ia ka dërguar liderit të LDK-së.