Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kadetët e FSK-së shpërblehen me medalje të artë në Itali

07/04/2025 - 17:44
në Kryesore, Lajme
A A
Kadetët e FSK-së shpërblehen me medalje të artë në Itali
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shënuar sukses në arenën ndërkombëtare, duke u shpërblyer me medaljen e artë nga Instituti Ndërkombëtar i Ligjit Humanitar (IIHL) në Sanremo të Italisë.

Në njoftimin e FSK-së bëhet e ditur se ky institut është një organizatë e pavarur që promovon ligjin ndërkombëtar humanitar, të drejtat e njeriut dhe ligjin e refugjatëve, duke ofruar kurse dhe konferenca për profesionistë ushtarakë, diplomatë dhe juristë.

“IIHL organizon çdo vit një garë mbi Ligjin e Konfliktit të Armatosur (LOAC) për akademitë ushtarake nga e gjithë bota, ku kadetët mësojnë dhe zbatojnë ligjin në skenarë të simuluar ushtarakë. Gara përbëhet nga një fazë praktike, ku ekipet shumëkombëshe këshillojnë mbi çështje ligjore bazuar në situata të supozuara. Ky aktivitet, përveçse një garë, është edhe një ushtrim që përgatit udhëheqësit ushtarakë të ardhshëm për operacione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërgjegjësimin për çështjet humanitare”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ndër të tjera theksohet se pjesëmarrja realizohet me ekipe të përbëra nga tre kadetë dhe një lider ekipi.

“Këtë herë, Qendra për Studime Universitare mori pjesë për herë të parë në këtë garë dhe u kthye me medalje të artë, duke dëshmuar avancimin që kjo qendër po arrin në përgatitjen e kadetëve të saj. Gara ishte gjithashtu një shembull i shkëlqyer i punës ekipore me kombet e tjera, ku kadetët tanë bashkëpunuan ngushtë me kolegë ndërkombëtarë në zbatimin e Ligjit të Konfliktit të Armatosur.

Ky triumf pasqyron progresin që Qendra për Studime Universitare po shënon në ngritjen e kapaciteteve të saj si një institucion akademik ushtarak. Ai reflekton përkushtimin dhe disiplinën e kadetëve, si dhe përparimin e Qendrës në skenën ushtarake ndërkombëtare”, thuhet tutje në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Mahmuti letër gjyqtarëve të Speciales: Hidheni poshtë akuzën për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”

Mahmuti thotë se UÇK-ja nuk ka vrarë civilë, mohon se është autor i Komunikatës së 59-të të UÇK-së
13/07/2026 - 11:55

Politologu dhe shkrimtari Bardhyl Mahmuti ia ka dërguar një letër trupit gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke i ftuar gjyqtarët që, gjatë përpilimit të...

Më shumëDetails

Grabitës të armatosur godasin Marketin “Nora” në Klinë – dy kasaforta zhduken me mbi 20 mijë euro

Grabitës të armatosur godasin Marketin “Nora” në Klinë – dy kasaforta zhduken me mbi 20 mijë euro
13/07/2026 - 11:42

Një grabitje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Zajm të Klinës, ku persona të maskuar dhe të armatosur kanë depërtuar me forcë...

Më shumëDetails

Arrestohet në Beograd një i kërkuar nga INTERPOL-i, me dokumente të falsifikuara të Kosovës

Arrestohet në Beograd një i kërkuar nga INTERPOL-i, me dokumente të falsifikuara të Kosovës
13/07/2026 - 11:15

Vuk Vulleviq, shtetas i Malit të Zi, për të cilin ishte lëshuar fletarrestim i kuq nga IINTERPOL-i, u arrestua më 12 korrik në një lokal në Beograd, njoftoi...

Më shumëDetails

Ministrja Gërvalla padit deputetin Artan Behrami

Ministrja Gërvalla padit deputetin Artan Behrami
13/07/2026 - 10:53

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka bërë të ditur se ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka ngritur padi ndaj tij...

Më shumëDetails

KPK propozon Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit

KPK propozon Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit
13/07/2026 - 10:42

Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e tij të 298-të të mbajtur të hënën, ka nominuar prokurorin Zejnullah Gashi për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Emri i tij...

Më shumëDetails

“Vitia me mindil mëndafshi, spitalet pa çarçafë”- Deputetja e LDK-së reagon ashpër për gjendjen në Pediatri

“Vitia me mindil mëndafshi, spitalet pa çarçafë”- Deputetja e LDK-së reagon ashpër për gjendjen në Pediatri
13/07/2026 - 10:26

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar ashpër pas publikimit të disa fotografive në rrjetet sociale nga një nënë, ku shfaqet gjendja e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    273 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Dyshime për helmim nga ushqimi në Sach Pizza: “Tre shokë jemi helmu, 6 infuziona i kam marrë”

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Kajtazi me detaje të pathëna nga aksioni i pushtetit në Vita: “Ata u nisën për drekë në Troftë”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • E papritur! Arbenita Ismajli ribashkohet me personin e zemrës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë