Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fuqia e ‘Ridit’: E rriti sasinë e vajit në kontratë prej 90 mijë në 200 mijë litra, punëtorët e MINT mendonin se ishte këshilltar i Rozeta Hajdarit

12/11/2025 - 09:27
në Kryesore, Lajme
A A
Fuqia e ‘Ridit’: E rriti sasinë e vajit në kontratë prej 90 mijë në 200 mijë litra, punëtorët e MINT mendonin se ishte këshilltar i Rozeta Hajdarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ridvan Muharremi, i akuzuar në rastin e rezervave shtetërore, pronar i restaurantit “Bukë e Zemër”, kishte qenë ‘koka’ dhe njeriu më i besueshëm i Rozeta Hajdarit në pazaret për rezervën.

Kështu të paktën del nga aktakuza e Prokurorisë Speciale e ngritur nga prokurorët Valdet Gashi e Milot Krasniqi.

Në aktakuzën e siguruar nga Nacionale thuhet se fuqia e ‘Ridit’ ishte aq e madhe, sa ai përveç që i gjeti operatorët ekonomikë, negocioi blerjen e mallrave, ishte i fuqishëm të bënte edhe ndryshime në planifikimet e Ministrisë së çfarë sasie e mallit duhet të blehet.

Në listën e provave materiale të dy prokurorëve Gashi e Krasniqi, janë edhe disa biseda në aplikacionin “WhatsApp” të cilat dëshmojnë se si Rid Muharremi kishte pasur rolin kryesorë në këto pazare.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte planifikuar që t’i blente rreth 90 mijë litra vaj për rezervën. Megjithatë nga këto biseda, nuk ishte pajtuar Muharremi. Ky i fundit kishte propozuar që të blehen 200 mijë litra vaj.

Fjala e Ridvan Muharremit ishte “urdhër” për punëtorët e Ministrisë së Tregtisë.

Udhëheqësi i Divizionit për Rezerva, i akuzuari Hafiz Gara, bazuar në prova, del e e kishte përfillur kërkesën e Muharremit dhe me Email e njofton se vajin e ka shtuar në 200 mijë litra.

“Mjesi Rid, sasinë e vajit e rrita në 200 mijë litra, jam tuj punue në kontrata, ti përcjelli sapo ti kompletoj”, thuhet në Emailin e paraqitur nga aktakuza e Prokurorisë Speciale.

Në fakt, nga të gjitha komunikimet që ka siguruar Prokuroria Speciale, del se Muharremi kishte qenë njeriu më i besueshëm i Rozeta Hajdarit. Asnjë komunikim nuk bëhej pa e ditur ‘Ridi’. Madje, disa herë Hajdari e kishte telefonuar në prezencë të zyrtarëve të MINT.

“Nga provat materiale vërtetohet fakti se Ridvan Muharremi ka luajtur rol kyç duke ndihmuar në gjetjen e operatorit, zhvillimin e bisedës për marrëveshje dhe finalizimin e kontratës”, thuhet në aktakuzën e siguruar nga Nacionale.

Kontrata ishte lidhur me kompaninë Xanto, të udhëhequr nga Tomasz Tokarski, ku Ridvan Muharremi e kishte vënë në kontakt ministren Hajdari me këtë person, e që pronari më pas e kishte dërguar edhe ofertën.

Madje, Ridvan Muharremi bazuar në Emailet e Prokurorisë, iu tregonte zyrtarëve të MINT se në cilin vend duhet të dërgohet sasia e grurit, edhe pse vendi është sekret, dhe Muharremi nuk kishte leje të sigurisë për të pasur qasje në këtë informacion.

Kjo fuqi e ‘Ridit’ kishte bërë që udhëheqësi i Rezervave, i akuzuari Hafiz Gara, të mendonte se Muharremi ishte këshilltar i Rozeta Hajdarit.

“I pandehuri shton se sjellja nga Ridvan Muharremi në raport me stafin dhe ministren Rozeta Hajdari, kishte menduar se i njëjti ishte këshilltar i jashtëm i ministres”, thuhet në aktakuzë.

I akuzuari, në dëshminë e tij e pranon se “Ridi” kishte autoritet mbi ta. “Në bazë të sjelljeve dhe trajtimit të tij nga ministrja, lirisht mund të them që ka qenë autoritet mbi ne”, thuhet në aktakuzë.

Gara ka theksuar se kishin qenë të obliguar nga ministrja Hajdari që t’i besonin Muharremit.

“I pandehuri deklaron se nuk kishin bërë asnjë verifikim të kompanis Xanto, ngase i kishin besuar ndërmjetësuesit Ridvan Muharremi sepse kishin qenë të obliguar nga ministrja Rozeta Hajdari t’i besojmë të njëjtit”, thuhet në aktakuzë.

Madje, sipas dëshmisë, presioni nga ministrja Hajdari kishte qenë i madh që bisedimet të bëhen vetëm dhe direkt me Ridvan Muharremin.

“I pandehuri e pohon se nuk kanë vepruar drejt kur bisedimet lidhur me kushtet e kontratave dhe pagesave i kishin bërë me Ridvan Muharremin, por presioni kishte qenë i madh nga ministrja Rozeta Hajdari dhe sekretari Irfan Lipovica”, thuhet në aktakuzë.

JU REKOMANDOJMË

OVL-UÇK reagon ndaj Prokurorisë në Hagë: Po tenton të diskreditojë dëshmitarët ndërkombëtarë të luftës

OVL-UÇK reagon ndaj Prokurorisë në Hagë: Po tenton të diskreditojë dëshmitarët ndërkombëtarë të luftës
28/05/2026 - 15:20

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër ndaj, siç e quan ajo, përpjekjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagëpër të diskredituar dëshmitarët...

Më shumëDetails

Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje

Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
28/05/2026 - 15:15

Reshjet e sotme të shiut, në Podujevë dhe Prizren janë shoqëruar edhe me breshër dhe erëra të forta. Faqet lokale kanë publikuar pamje nga breshëri që ka rënë...

Më shumëDetails

Specialja ngrit aktakuzë ndaj një personi për kanosje

Specialja ngrit aktakuzë ndaj një personi për kanosje
28/05/2026 - 14:40

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj I.I., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Kanosja”. Sipas aktakuzës, i...

Më shumëDetails

Azem Vllasi: Mjer Kosova me këta politikanë

Azem Vllasi: Mjer Kosova me këta politikanë
28/05/2026 - 14:29

Analisti i njohur politik, Azem Vllasi, ka komentuar klimën aktuale që po dominon për zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas Vllasit, dominimi dhe garimi po karakterizohet nga ata që...

Më shumëDetails

Tahiri: Miliona po derdhen veç Kurti me mbet në pushtet, kush po thotë që Kosova është e varfër?

Tahiri: Macron nuk përmendi njohjen e Kosovës nga Serbi – kjo njëanshmëri është dështim i diplomacisë së Kosovës
28/05/2026 - 14:24

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka kritikuar qeverinë në detyrë për shpërndarjen të miliona eurove para fushatës zgjedhore. Ajo ka bërë me dije se kjo po bëhet...

Më shumëDetails

Limaj vendos logon e PDK-së në profil

Limaj vendos logon e PDK-së në profil
28/05/2026 - 13:35

Fatmir Limaj ka vendosur logon e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në profilin e tij në rrjetet sociale. Megjithëse nuk pranuan që Limaj të ishte pjesë e listës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    638 Shpërndaje
    Shpërndaje 255 Tweet 160
  • Ky është personi që mbeti i vrarë në therjen me thikë në Mitrovicë (Emri)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • LAJMI I FUNDIT: Vrasje e rëndë në Mitrovicë, prehet me thikë në fyt një person, një tjetër plagoset

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Bir k*rve, budall”- I famshmi i Telekomit e pranon se ndërmarrja ka nënshkruar kontrata të negociuara në vlerë prej 40 milionë eurove

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë