Donika Gërvalla me nisjen e fushatës së Vetëvendosjes në Gjakovë tha se me qeverisjen e Albin Kurtit, tash vendi “ka respekt ndërkombëtar” dhe për ta dhënë se çfarë respekti ndërkombëtar ka fituar vendi ajo e nxori “liberalizimin e vizave”.
“Tash kemi respekt ndërkombëtar. Ju them pa hezitim që pa suksesin tonë të shpejtë dhe të madh të luftimit të krimit dhe korrupsionit, nuk do të mund të kishte qenë i mundur as liberalizimi i vizave. Tash kanë një gjep një pasaport, e cila është në mesin e 10 e pasaportave në botë në dhjetë vjeçarin e fundit”, tha jao.
“Epoka kur vendoste Radojçiqi ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”, tha ajo.