Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ka marrë ngjyrë të portokalltë.
Ky veprim është bërë në përkrahje të fushatës së lansuar në Prishtinë “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”.
Fushata e filluar sot, me sloganin “Sot dhe çdo ditë tjetër!”, do të vazhdojë deri më 10 dhjetor, në Ditën e të Drejtave të Njeriut.
“Përkushtimi institucional e shoqëror për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, vazhdon çdo ditë”, thekson qeveria.











