Fushata zgjedhore i “dërgon” ekskavatorët e kompanisë nga Ferizaj “Eurokos” te Liqeni në Mitrovicë, ku u premtuan rruga dhe ura, por tenderi dhe procedurat ende nuk janë hapur.
Makineritë i përkasin kompanisë nga Ferizaj “Eurokos” që ndërtoi urat dhe fitoi tenderin për rrugët e Shalës.
Veriu.info raportoi ekskluzivisht se si “Eurokos” bashkë me Dio Bes Sh.P.K. fituan tenderin 3 milionësh për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi.
Raportuam ekskluzivisht se njëri nga anëtarët e komisionit vlerësues, Rexhep Hajdari, e ka kundërshtuar shpalljen fitues të konzorciumit Dio Bes Sh.P.K. dhe Eurokos Holding Sh.P.K., me arsyetimin se nuk i plotëson kushtet e tenderit.
Detajet e kësaj çështje i gjeni më poshtë:












