Kryetari i PDK-së dhe kandidat i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, jeton në Mitrovicë, madje pothuajse 100 metra nga ura e Ibrit lidh jugun e Mitrovicës me veriun.
Por pavarësisht se Bedri Hamza jeton pak metra nga veriu i vendit, ai nuk ka gjetur kurajon që në këtë fushatë ta mbajë qoftë edhe një takim në këtë pjesë të territorit të Kosovës, pjesë kjo e vogël pasi përbën rreth 17% të territorit e ku jetojnë shumë banorë shqiptarë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Arsyet pse Bedri Hamza i PDK-së ka “fobi” nga vizitat në pjesën veriore të vendit janë të pashpjegueshme.
Ai gjen kohë të vizitojë fshatra të ndryshme të Kosovës, por nuk ka gjetur kurajon për një takim me banorët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit apo Zubin Potokut.
Madje kjo parti nga këto komuna ka edhe kandidatë për deputetë, por edhe kjo del e pamjaftueshme për ta bindur Hamzën që të duket së paku një herë të vetme në veri.
Veriu vazhdon të jetë një nga armët kryesore té Albin Kurtit në qeverisjen e tij, e Hamza duket se nuk ka guximin të hyjë fare në terrenin e tij.
Kujtojmë që ish kryetarët e PDK-së Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kishin koncentrim té lartë në fushatë dhe qeverisje për veriun e vendit, e Hamza nuk ka vazhduar këtë traditë sikurse edhe shumë të tjera.
Kështu ndoshta më së mirë shpjegohet rezultati dhe përkrahja popullore për PDK-në e Bedri Hamzës./Veriu.info/













