Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dritë-hijet e Shabanit dhe Durmishit në tenderin 3 milionësh në Mitrovicë, anëtari i Komisionit kundërshtoi fituesin (Dokument)

02/05/2026 - 18:28
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Dritë-hijet e Shabanit dhe Durmishit në tenderin 3 milionësh në Mitrovicë, anëtari i Komisionit kundërshtoi fituesin (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një tender me vlerë rreth 3 milionë euro ishte shpallur nga Komuna e Mitrovicës që udhëhiqej nga ish-kryetari Bedri Hamza në qershor të vitit të kaluar, por për shkak të ankesave ishte pezulluar e rishpallur përfundimisht në vlugun e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale, përkatësisht më 9 tetor 2025.

Për shkak të procedurave dhe ankesave të shumta që është përcjellë ky tender për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi, Komisioni për Vlerësimin e Tenderit përfundimisht më 30 prill 2026 ka shpallur fituesin e tij, që është konzorciumi Dio Bes Sh.P.K. dhe Eurokos Holding Sh.P.K., raporton Veriu.info.

Edhe pse në faqen zyrtare të e E-prokurimit nuk ka dalë njoftimi, Veriu.info ka siguruar “Njoftimin mbi vendimin e autoritetit kontraktues dhe letra standarde” dhe “Raportin e vlerësimit të tenderit” nga Komisioni komunal për vlerësimin e këtij tenderi.

Sipas njoftimit të dërguar operatorëve konkurrues, i cili në javën e ardhshme bëhet publik në faqen e e-prokurimi, Komisioni Vlerësues ka eliminuar dy ofertues më të lirë, me arsyetimin se nuk i plotësojnë kriteret dhe ka shpallur fitues konzorciumin Dio Bes Sh.P.K. dhe Eurokos Holding Sh.P.K., i cili ka ofertuar me çmim prej 3 milionë e 88 mijë euro.

Në raportin e vlerësimit të tenderit të siguruar nga Veriu.info, njëri nga anëtarët e Komisionit, Rexhep Hajdari e ka kundërshtuar shpalljen fitues të konzorciumit Dio Bes Sh.P.K. dhe Eurokos Holding Sh.P.K., me arsyetimin se nuk i plotëson kushtet e tenderit.

Rexhep Hajdari është i vetmi anëtar Komisioni që është me profesion inxhinier që lidhet me punët që kanë të bëjnë në tender dhe njëkohësisht U.D. Shef i Shërbimeve Publike në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, sektor ky që lidhet direkt me zbatimin e kontratës. Përderisa dy anëtarët e tjerë vijnë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Emergjencave, drejtori këto që nuk kanë të bëjnë asgjë me punët e planifikuara në kontratë e as profesionet e tyre nuk lidhen me ndërtimin e rrugëve, pasi që njëri anëtar është gjeolog e tjetri ekonomist.

Në faqen 21 të raportit të vlerësimit të tenderit nga komisioni i caktuar nga Komuna e Mitrovicës, thuhet që anëtari Rexhep Hajdari nuk është pajtuar që ky konzorcium të shpallet fitues, për shkak se: “Anëtari Rexhep Hajdari deklaron se GOE (Grupi i Operatorëve Ekonomik) Dio Bes Sh.P.K. dhe Eurokos Holding Sh.P.K. nuk i plotëson kushtet e DT-së (Dosjes së Tenderit) sa i përket inxhinierëve (menaxherin e projektit dhe udhëheqësin e punishtes), gjithashtu referencat e punëve nuk i plotësojnë kushtet e DT-së”.

Siç shihet në faqen 17 të raportit të vlerësimit, çështja kontestuese për Dio Bes Sh.P.K. dhe Eurokos Holding Sh.P.K. kishte të bënte me origjinën e diplomave e tyre, pasi që të njëjtat ishin lëshuar nga Universiteti i Tiranës dhe nuk kishte garanci për barazvlefshmërinë e kualifikimit të kërkesuar nga autoriteti kontraktues në dosjen e tenderit. Për më tepër, në raport nuk bëhet e ditur se këta dy drejtues të projektit a i kanë diplomatë e nostrifikuara në Kosovë, kusht ky i domosdoshëm që një diplomë e huaj të vlejë në shtetin tonë.

Kush janë Dio Bes Sh.P.K. dhe Eurokos Holding Sh.P.K.?

Kompania Dio Bes Sh.P.K. është e themeluar në vitin 2020 me pronar Xhelal Shabani dhe në ARBK figuron se ka të punësuar 2 punëtorë.

Xhelal Shabani është vëllai i Bujar Shabani, pronari i “Bageri Company”, kompani kjo për të cilën është raportuar në media vazhdimisht që është e favorizuar me tender milionësh nga Ministria e Infrastrukturës.

Raportimet për favorizim të saj nga Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e rrugëve, kishin  të bënin kryesisht me faktin se Ish-zëvendës ministri dhe ish-ministri i kësaj ministrie, Hysen Durmishi, para disa vitesh kishte punuar në Bageri Company të Bujar Shabanit, ku vazhdimisht është dëshmuar afërsia mes tyre edhe në vitet vijuese.

Tenderi për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi që është fitues nga Dio Bes Sh.P.K. dhe Eurokos Holding Sh.P.K. është një projekt që bashkëfinancohet nga Komuna e Mitrovicës dhe Ministria e Infrastrukturës, në krye të së cilës në momentin e shpalljes ishte Hysen Durmishi, shoku dhe ish punëtori i vëllaut të fituesit të tenderit.

Pasi që ishte bërë zëvendës ministër i Ministrisë së Infrastrukturës, ishte publikuar në media një foto e Hysen Durmishit duke ngrënë akullore me Sokol Shabani, nipin e Bujar Shabani, që konsiston të jetë djali i Xhelal Shabani, fituesit të tenderit 3 milionësh në Mitrovicë.

Foto: Hysen Durmishi dhe Sokol Shabani

Ndërkaq, edhe emri i kompanisë Eurokos Holding Sh.P.K. lidhet në media kryesisht me emrin e Bujar Shabanit, pronarit të Bageri Company, që është shok i Hysen Durmishit.

Eurokos Holding Sh.P.K. kishte fituar tenderin për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër, përderisa në vendpunishte për ndërtimin e këtyre dy urave ishin parë makineria e Bageri Company, duke ngjallur dyshime se kush në të vërtetë qëndron pas projektit dhe tenderit. (https://veriu.info/hysen-durmishi-zihet-ngushte-nga-pyetjet-pasi-qe-ura-e-ibrit-u-testua-pikerisht-me-kamionat-e-dostit-te-tij-bujar-shabanit-te-bageri-company-j/)

Vetëm disa orë para se të votohej Qeveria Kurti 3, Ministria e udhëhequr nga Hysen Durmishi ka dhënë tenderë në vlerë 19 milionë euro, ku në mesin e kompanive përfituese ishin edhe: Bageri Sh.P.K., Dio Bes Sh.P.K., Eurokos Holding Sh.P.K., etj. (https://veriu.info/si-i-ndau-durmishi-rreth-19-milione-euro-ne-oret-e-fundit-si-minister-u-shperblyen-edhe-dostat-e-tij/)

Përveç nga Komisioni Vlerësues, kontratat për tenderët në vlerë milionëshe duhet të nënshkruhen edhe nga Zyrtari Kryesor Administrativ i autoritetit kontraktues (komunës), e që nuk dihet se a do të pranojë kryetari Faton Peci të nënshkruajë një tender të tillë me dyshime e kundërshtime nga anëtari profesional i komisionit vlerësues.

Gjatë mandatit të kaluar qeverisës në Mitrovicës kompanitë e familjes së Bujar Shabanit nga Ferizaj kanë qenë fituesit kryesor të tenderëve në këtë qytet, avaz ky që duket se ka nisur edhe me qeverisjen aktuale. Pra, partitë që udhëheqin Mitrovicën shkojnë e vijnë, por konstantja e tenderëve në këtë komunë është familja Shabani!

LEXONI EDHE:

Maskaradë me tender për rrugën e Shipolit/Bujar Shabani ‘tërhiqet’, i mundësohet djalit fitimi i tenderit 100 mijë euro mbi ofertën më të lirë (Dokument)

Dokument/Komuna kishte mundësi ligjore të anulonte tenderin për ndërtimin e rrugës prej 394 metra që i kushton 892 mijë euro, por Hamza e nënshkroi

Komuna e Mitrovicës i jep tender dy biznesmenëve të akuzuar për mashtrim, 892 mijë euro për 394 metra rrugë – 92 mijë euro vlera e matjes gjeodezike

Kompanisë së asfaltit “Bageri” të Bujar Shabanit i shqiptohen 3 gjoba për parregullsi gjatë punimeve në Mitrovicë

Hamza i dha tender 1.4 milion në fushatë “Bagerit”, banorët po ankohen se në vend zallit rruga po shtrohet me dhe (Dokument/foto)

Tags: Bageri CompanyBujar ShabaniDio Bes Sh.P.K.Hysen DurmishiSokol ShabaniTenderXhelal Shabani

JU REKOMANDOJMË

“Vendosa të flas dhe të mos gjykoj Zotin”-Kusari-Lila flet për ballafaqimin me kancerin

Kusari-Lila arsyeton mungesën e deputetëve të VV-së: Komisioni Hetimor absurd, s’i dihet synimi
14/10/2026 - 16:16

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka folur si rrallëherë për ballafaqimin e saj me kancerin. Në një panel diskutimi, të organizuar me rastin e...

Më shumëDetails

Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë paraburgim

Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë paraburgim
14/10/2026 - 16:05

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ish-deputetin e LDK-së, Gani Gecin, pas seancës dëgjimore, të mbajtur sot. Klankosova.tv mëson se kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe...

Më shumëDetails

Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat që do të shqyrtohen
14/10/2026 - 15:56

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten, nga ora 10:00, seancë plenare, ku në rend të ditës janë disa çështje, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të...

Më shumëDetails

Delegacioni i BE mbështet studentët: Liria e tubimit dhe e shprehjes janë vlera thelbësore evropiane

Delegacioni i BE mbështet studentët: Liria e tubimit dhe e shprehjes janë vlera thelbësore evropiane
14/10/2026 - 15:30

Bashkimi Europian ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar në protestën e studentëve duke kritikuar përdorimin e tepruar të forcës nga Policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Delegacioni i...

Më shumëDetails

BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore

BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore
14/10/2026 - 15:28

Komisioni Evropian i dha të mërkurën Ukrainës 2.86 miliardë euro për të financuar dronë, sisteme mbrojtëse ajrore, raketa dhe nevoja të tjera urgjente ushtarake mes sulmeve të vazhdueshme....

Më shumëDetails

Hisen Berisha: Xhavit Haliti duhej të propozohej si president

Hisen Berisha: Xhavit Haliti duhej të propozohej si president
14/10/2026 - 15:22

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7 për zhvillimet politike në vend dhe çështjen e presidentit të ri të Kosovës. Deri sa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është zyrtari në Prishtinë që dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit, përfundon prapa grilave

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë