Dimal Basha njohet si një nga deputetët më të zëshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, e që komenton të gjitha ngjarjet dhe kritikat që bëhën ndaj subjektit të tij.
Mirëpo, Gazeta Online “Veriu.info” ka gjetur në arkiva një video kur Basha fliste ‘zi e terr’ për Lëvizjen Vetëvendosjen.
Në video, Dimali dëgjohet duke kritikuar LVV-në për dhunë në rrugë dhe institucione të vendit.
“Për shkak të një kulture të keqe që është krijuar brenda Lëvizjes Vetëvendosje, që është mbjellur tash e sa kohë, duke filluar nga protestat në rrugë, pastaj me përdorimin e dhunës në rrugë. Pastaj kjo dhunë kalojnë edhe në institucione.!”, dëgjohet Basha duke thënë në video.
Më poshtë, Veriu.info ua përcjell videon:
Ndërsa, në një vido tjetër Dimal Basha thoshte se në Vetëvendosje është një bandë virtuale dhe se Albin Kurti heshtazi e aprovon këtë formë agresiviteti ndaj atyre që nuk pajtojnë me mendimin e tij.
Këto video vënë në pah ‘dy fytyra’ komplt ndryshe të Bashës:
Në video gjeni edhe porositë e Dimal Bashës (tash deputet i VV-së) për Albin Kurtin:













