Ish-deputeti Gani Geci ka mbështetur profesorin Lulzim Paci nga Vushtrria i cili u bë viral me vallëzimin e tij në Tiktok.
Geci përmes një postimi në Facebook tha se me shumë dëshirë do hidhte valle bashkë me profesorin.
Ai shtoi se ata që bullizojnë e linçojnë të tjerët për vallëzimin e tyre nuk duhet të merremi me ta.
“Të gjithë të tjerët që mundohen me tregu se kishe janë dikushi duke bullizuar e linçuar të tjerët që vallëzojnë e këndojnë e mendojnë ndryshe lëshojav ujin e mos u merr me ta”, shkroi Geci.
Postimi i plotë:
Prof. vallja e kënga nuk janë krim!
Të gjithë ata që vallëzojnë e këndojnë dhe nuk cenojnë lirinë e tjetrit janë zemër gjerë e zemër mirë.
Të gjithë të tjerët që mundohen me tregu se kishe janë dikushi duke bullizuar e linçuar të tjerët që vallëzojnë e këndojnë e mendojnë ndryshe lëshojav ujin e mos u merr me ta.
Me dëshirë në një rast do të hedhja vallen shqipe bashkë me profen.
Ishalla ta jep Zoti shëndetin prof!













