Instituti GAP ka publikuar disa të dhëna për numrin e kosovarëve që janë punësuar në sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë dhe në Gjermani.
Këto të dhëna janë që nga viti 2019 e deri në shtator të vitit 2023.
Vitin e kaluar deri në shtator numri i të punësuarve nga Kosova në Gjermani ishte 33 mijë e 380.
Në vitin 2022 ky numër ishte më i vogël, gjithsej 30 mijë e 712 kosovar.
Shifra më e vogël ishte edhe në vitin 2019, 2020 dhe 2021.