Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gardianët që u zunë duke shtënë me armë për qejf nuk ndëshkohen, disa prej tyre avancohen

20/06/2025 - 18:13
në Lajme
A A
Gardianët që u zunë duke shtënë me armë për qejf nuk ndëshkohen, disa prej tyre avancohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Disa zyrtarë të Qendrës Korrektuese në Gjilan kanë shpëtuar pa “ther në këmbë” pas shkaktimit të një incidenti me armë zjarri në një aheng privat.

20 gardianë të kësaj qendre ndodhen nën hetime nga Prokuroria Themelore në Gjilan për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, moslajmërim i veprës penale dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Ata dyshohen për gjuajtje me armë zjarri në një aheng privat në fshatin Poliçkë të Kamenicës në fillimin e këtij muaji.

Në mesin e gardianëve të përfshirë në këtë incident është edhe Zylfi Ajeti, familjar i shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Petrit Ajeti, ka mësuar Paparaci nga burime të mirëinformuara për ngjarjen.

Mbrëmjen e 2 qershorit, 20 gardianët e shërbimit korrektues janë mbledhur për aheng në një kullë në fshatin Poliçkë dhe kanë shtënë me armë zjarri.

Rasti është denoncuar nga një banor i fshatit, tregon një raport zyrtar për ngjarjen, të cilin e ka parë Paparaci.

Raporti tregon se një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës, e cila doli në vendin e ngjarjes, gjeti 14 gëzhoja 9.19mm dhe dy gëzhoja të një kalibri tjetër.

Pas kontrollimit të të dyshuarve, policia gjeti tri armë zyrtare të tipit Glock dhe i sekuestroi ato me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Përfshirja në këtë incident, zyrtarëve të Qendrës Korrektuese në Gjilan nuk u ka bërë telashe në punë.

Përkundrazi, ata kanë shpëtuar pa “ther në këmbë”.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) nuk ka iniciuar asnjë procedurë disiplinore ndaj zyrtarëve të përfshirë në incident, ka thënë një burim i informuar për ngjarjen, raporton Paparaci.

Rreth dy javë pas ngjarjes, dy prej zyrtarëve të përfshirë në incident Arbnor Syla dhe Gani Dërmaku ia kanë mësyer avancimit në detyrë.

Arbnor Syla (majtas) dhe Gani Dërmaku, dy prej zyrtarëve që pritet të avancohen në detyrë

Ata janë në mesin e kandidatëve për avancim në pozitën Mbikëqyrës i Lartë në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, tregon një dokument zyrtar i Drejtorisë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, e cila udhëheq procedurat e brendshme rekrutuese.

Dokumenti tregon se tre zyrtarët e përfshirë në incidentin me armë zjarri dhe nën hetime nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, ndodhen në listën e ngushtë për avancim në këtë pozitë.

Njoftimi për kandidatët është lëshuar më 16 qershor, raporton Paparaci.

Zyrtarët e tjerë të ShKK në Gjilan, të përfshirë në këtë incident janë: Memin Shkodra, Hamdi Kryeziu, Bafti Kerqeli, Bejtush Neziri, Refik Gerbovci, Agron Maliqi,Ferhat Rrustemi, Fadil Demaj, dhe Mentor Kryeziu.

JU REKOMANDOJMË

Xhafer Tahiri e konfirmon, po provon sërish garën për kryetar të Vushtrrisë
Kryesore

Xhafer Tahiri e konfirmon, po provon sërish garën për kryetar të Vushtrrisë

20/06/2025 - 20:59
Tërmet në Kosovë
Kryesore

Tërmeti me magnitudë 5.1 godet Iranin

20/06/2025 - 20:56
Kurti ia huq me të madhe, organizoi në datë të gabuar ditën e egjiptianëve dhe s’e përdori emblemën, deputeti e bën horë
Kryesore

Kurti ia huq me të madhe, organizoi në datë të gabuar ditën e egjiptianëve dhe s’e përdori emblemën, deputeti e bën horë

20/06/2025 - 20:38
KEK: Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike
Lajme

KEK: Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

20/06/2025 - 20:22
Mbretëria e Bashkuar tërheq përkohësisht stafin nga ambasada në Iran
Kryesore

Mbretëria e Bashkuar tërheq përkohësisht stafin nga ambasada në Iran

20/06/2025 - 20:05
Deputetët e VV kundërligjshëm zëvendësuan udhëheqësit e Komisionit hetimor për tekstet shkollore, PDK do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale
Kryesore

Tahiri: Kollapsin energjetik e solli VV, energjinë e trajtuan si pronë partiake

20/06/2025 - 19:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Pezullohet përkohësisht vendimi që ndalonte regjistrimin e automjeteve me gjoba

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Të gjata 25 metra dhe peshojnë 2.3 tonë, Irani sulmon Izraelin me raketat Sejil

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta, AAK nuk e kalon pragun

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë