Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gashi: Ditarin e Astritit e ka Prokuroria, unë e kam një kopje, aty nuk konstatohen shqetësime psikike

18/03/2023 - 09:42
në Lajme
A A
Tomë Gashi: S’është normale të mos pranohet ministrja e shtetit, pavarësisht dallimeve politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se ai e ka një kopje të ditarit të Astrit Deharit, të mbajtur gjatë 78 ditëve në burg, ndërsa origjinalin e ka Prokuroria.

Gashi ka thënë se nga ekspertiza e atij ditari, nuk konstatohet se tashmë i ndjeri ka shfaqur shqetësime psikike, përveç shqetësimve se po mbahej padrejtësisht në paraburgim.

“Ditarin origjinal, normalisht që e ka Prokuroria dhe një kopje të ditarit e kam unë. Ai ditar ka shkuar në ekspertiza të llojllojshme. Fillimisht është bërë ekspertiza e aspektit psikologjik të tij, dhe është dalë nga institucioni përkatës në Kosovë se gjendja psikike ishte krejtësisht normale dhe në rregull. Gjendje normale e një personi që ka qenë i mbajtur për 78 ditë pa u marrë në pyetje kurrë dhe këto janë bërë ekspertiza të caktuara psikologjike që gjendja e tij ka qenë krejtësisht normale dhe nuk ka pasur kurrfarë indicie për shqetësime”, ka thënë Gashi.Ai nuk ka dashur të tregojë se a e kanë lexuar ditarin prindërit e Astrit Deharit. Gashi ka hedhur sërish akuza në drejtim të prokurorit të rastit, Afrim Shefkiu, për të cilin thotë se nuk e ka zbuluar në tërësi ekspertizën zvicerane.

Sipas Gashit, Shefkiu është dashur të merrej me personat që i kanë dërguar prova të manipuluara në Zvicër.“Me siguri prokurori Afrim Shefkiu e ka detyrën kryesore nëse dëshiron me informu opinionin për çkado por edhe ky prokuror ka zgjedhur vitin e kaluar kur kemi marrë një ekspertizë shtesë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Zvicër që të publikojë gjetjet, ndërsa nuk e ka publikuar brendinë e ekspertizës ku është vërtetuar nga instituti zviceran që kemi pasir manipulim të provave dhe prokurori të merret se kush i ka dërguar ato prova të manipuluara në Zvicër. Ai thjesht filloi me luftu rastin e tij të cilin e ka të hapur”.

Gashi ka thënë se prokurori Shefkiu është dashur të zgjerohej në hetim.Thotë se në mënyrë institucionale është tentuar të manipulohej me rastin, duke i dërguar pliko të zbrazëta, e që në to është supozuar të jenë mbetjet e thonjve të të ndjerit.

“Këto janë prova të pakontestuara që dikush po dëshiron diçka të fsheh në rastin e Astrit Deharit. Nëse ne e kemi në mënyrë të padiskutueshme. Këta tanët kanë dërguar pliko të zbrazëta në tentim për t’i mashtruar vetë zviceranët. Pliko të zbrazëta me mbetje të thonjve që nuk kanë ekzistuar hiç, pra i kanë dërguar të zbrazëta. Kur zviceranët e kanë vërejtur këtë dhe është kthyer ekspertiza ku thotë se ‘pliko të mbetjeve të thonjve kanë qenë të zbrazëta’. Për ta mbuluar në mënyrë institucionale këtë skandalin e vet që e kanë bërë, këta e marrin një vërtetim nga institucionet tona dhe thuhet se ‘i kemi dërguar gabimisht’ sepse mbetjet që janë marrë gjatë obduksionit të trupit të pajetë, i kemi harxhuar të gjitha gjatë ekspertizës. Pra i bie që nuk mund të bëhet ekspertizë tjetër se i kemi harxhuar të gjitha”, u shpreh Gashi./EO/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë