Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gashi i AVONET për Veriu.info: Vendimi i kundërligjshëm për shkarkimin e nënkryetarit për komunitete në Ferizaj model shqetësues i shkeljeve procedurale, Kuvendi duhet ta shfuqizojë vendimin

22/05/2025 - 18:35
në Lajme
A A
Gashi i AVONET për Veriu.info: Vendimi i kundërligjshëm për shkarkimin e nënkryetarit për komunitete në Ferizaj model shqetësues i shkeljeve procedurale, Kuvendi duhet ta shfuqizojë vendimin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Raportimi i para disa javësh nga Gazeta Online Veriu.info për shkarkimin e kundërligjshëm të nënkryetarit për komunitete të komunës së Mitrovicës nga Kuvendi Komunal, u konfirmua sot përmes një përgjigje me shkrim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, institucion ky që vlerëson ligjshmërinë e vendimeve të kuvendeve komunale.

Për këtë çështje u deklarua për Gazetën Online Veriu.info drejtori i AVONET, Kenan Gashi, i cili ka thënë se nga monitorimi që i ka bërë komunës së Ferizajit dhe komunave tjera ka hasur në një sërë rastesh kur kuvendet komunale kanë marrë vendime në kundërshtim me ligjin, madje sipas tij është një model shqetësues i shkeljeve procedurale që po përsëriten.

“ Nga përvoja ime personale në monitorimin e qeverisjes lokale, jo vetëm në Komunën e Ferizajt, por edhe në Shtime dhe komuna të tjera, kam hasur në një sërë rastesh kur kuvendet komunale kanë marrë vendime në kundërshtim me ligjin. Ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një modeli shqetësues të shkeljeve procedurale që po përsëriten. Megjithatë, unë nuk besoj se kemi të bëjmë me një tendencë të qëllimshme apo të organizuar për të shkelur ligjin , më tepër duket si mungesë e kapaciteteve juridike dhe moskujdes në respektimin e procedurave. Kjo situatë e thekson edhe më shumë nevojën për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe ndihmës profesionale për kuvendet komunale në zbatimin korrekt të ligjit.” – tha Gashi për Veriu.info.

Sipas tij Kuvendi Komunal i Ferizajit duhet ta shfuqizojë vendimin dhe ta kthej procesin në pikën zero.

Kurse për çështjen nëse nënkryetari i emëruar kundërligjshëm, Qazim Rrahmani, duhet t’i kthejë pagat e marra, Gashi ka thënë se Ligjet në fuqi, përfshirë Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, Ligjin për Zyrtarët Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, nuk përmbajnë dispozita të qarta që e obligojnë kthimin e pagave në raste të emërimeve të paligjshme.

Sipas Gashit nëse merret parasysh parimi i pasurimit të padrejtë atëherë Rrahmani detyrohet t’i kthejë mjetet e marra si paga gjatë kësaj periudhe.

“ Megjithatë, duhet të merret parasysh edhe parimi i mirëbesimit, i cili në të drejtën administrative ka rol mbrojtës për palët që përfitojnë nga një akt i kundërligjshëm pa qenë në dijeni të paligjshmërisë. Në rastin e Qazim Rrahmanit, nuk ka prova që ai ka vepruar me qëllim të keq ose në dijeni për mungesën e ligjshmërisë së emërimit të tij. Ai është emëruar nga një vendim formal i Kuvendit Komunal dhe ka ushtruar detyrën në përputhje me këtë vendim, duke përmbushur funksionet publike të pozicionit të tij. Për më tepër, nëse vetë Kryesuesi deklaron se nuk ka qenë në dijeni të kundërligjshmërisë së vendimit, atëherë njëjtë mund të vlejë edhe për të emëruarin. Kësisoj sipas nenit 55 paragrafi 3 i Ligjit Nr. 05/L-031, në mungesë të qëllimit të keq dhe me veprim në bazë të një vendimi zyrtar, Qazim Rrahmani mund të konsiderohet se ka vepruar me mirëbesim, dhe si rrjedhojë, nuk do të duhej të detyrohej të kthejë pagat e marra.” – përfundon deklarimi i Gashit për Veriu.info.

JU REKOMANDOJMË

Dy nga të arrestuarit për korrupsion në Prizren: Avokat dhe punonjës i Gjykatës Themelore
Kryesore

Dy nga të arrestuarit për korrupsion në Prizren: Avokat dhe punonjës i Gjykatës Themelore

22/05/2025 - 21:36
Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
Lajme

Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin

22/05/2025 - 21:31
Dështon për herën e tetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu as këtë herë nuk i siguron votat
Lajme

Pse pra s’e votonit Kadri Veselin asokohe? Haxhiu: PDK nuk kishte nevojë për votat tona, i kishin numrat

22/05/2025 - 21:16
Shqipëria hedh tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE
Lajme

Shqipëria hedh tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE

22/05/2025 - 21:08
Haxhiu distancohet nga deklaratat e Vokrrit: Ai nuk flet në emër të Qeverisë, s’është qëndrim i Kurtit, as i imi as i VV’së
Lajme

Haxhiu distancohet nga deklaratat e Vokrrit: Ai nuk flet në emër të Qeverisë, s’është qëndrim i Kurtit, as i imi as i VV’së

22/05/2025 - 20:55
‘99 gra të vrara nga koha e çlirimit’, Haxhiu shpalos mekanizmat
Lajme

Pse s’të ndërrojnë si emër? Haxhiu: Nuk u përket opozitës të vendosin, janë të papërgjegjshëm, s’janë të arsyeshëm

22/05/2025 - 20:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së AAK-së, jep detaje se si do të shqyrtohet çështja e votimit të kryeparlamentarit

    Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së AAK-së, jep detaje se si do të shqyrtohet çështja e votimit të kryeparlamentarit

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Kadri Gerbeshi arratiset nga duart e Policisë në Vushtrri

    277 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 69
  • Morina në Kanal 10: Policia po i nënshtrohet familjes Gërbeshi nga Vushtrria (VIDEO)

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Vushtrriasi që u rrah brutalisht në sy të vajzës së tij, tregon kush janë sulmuesit – rasti konfirmohet edhe nga Policia (VIDEO)

    509 Shpërndaje
    Shpërndaje 204 Tweet 127
  • Fotografitë që s’i pamë: Albin Kurti dhe Bedri Hamza ‘i gjuhen’ flisë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë