
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka hedhur akuza ndaj Vetëvendosjes për mospjesëmarrje në seancat e Kuvendit, përcjell IndeksOnline.
“VV-ja nuk është në këtë gjendje për shkak të LDK-së.
Ne si parti kemi përkrahur nisma në të mirën e qytetarëve”, ka thënë Gashi.
Gashi kur është pyetur nëse LDK-ja do të votojë buxhetin ka thënë se ata do ta marrin pjesë në seancë mirëpo nuk dihet nëse do ta votojnë.
Ndryshe, këtë javë pritet të mbahen dy seanca parlamentare.












