Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gashi: Kurti e Haxhiu s’duhet të intervistohen për zhdukjen e mostrave të Deharit

20/02/2023 - 16:33
në Lajme
A A
Tomë Gashi: S’është normale të mos pranohet ministrja e shtetit, pavarësisht dallimeve politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Tomë Gashi, si avokat i familjes Dehari, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk kanë arsye të ftohen për intervistim nga Prokuroria Speciale, si të involvuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi.

Sipas Abazit, Prokuroria Speciale duhet të marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, pasi Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë nga kamerat dhe se, sipas tij, dihet qartë se kush i ka nxjerrë mostrat e Astrit Deharit dhe i ka zhdukur ato.

Mirëpo këto akuza, Gashi i quan deklarata politike, duke thënë se synim kanë dëmtimin e reputacionit të Kurtit e Haxhiut.

“Asnjëri nuk duhet të ftohet sepse Dejona Mihali e ka përmendur sepse sipas tij ajo jep urdhra gjë që nuk është e vërtetë sepse ne kemi parë që deputetë që secili ka fjalën e lirë dhe ne nuk jemi në diktaturë, secili e jep atë se çfarë mendon. Ai ka përmendur me qëllim të dëmtimit të reputacionit të mirë të tyre si të kryeministrit Kurti e ministres Haxhiu, por jo diçka konkrete nuk ka thënë, dhe ai e ka obligim ligjor që nesër t’ia sqarojë Prokurorisë Speciale involvimin eventual të gjithëve atyre që i ka përmend por unë sa e kam kuptuar, ky (Haki Abazi) i ka përmend në konotacion politik që sipas tij po e ngulfaten demokracinë në Lëvizjen Vetëvendosje, gjë që janë çështje politike dhe që nuk ndërlidhen fare me rastin e zhdukjes së motrave të Astrit Deharit”, tha Gashi për EO.

Ai ka thënë se ka dorëzuar kërkesë në Prokurorinë Speciale, që të marrë pjesë kur do të merret në pyetje deputeti Haki Abazi. Sipas Gashit, deputeti i VV-së nuk e ka thënë asgjë të re, dhe se zhdukja e mostrave është zbuluar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.“Po faktikisht javën e kaluar zotri Abazi në një konferencë për media ka deklaruar që sipas tij e unë e kam kuptuar që ai po aludon që ka incizime çfarëdo të jenë e që kanë të bëjnë me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, mostra që janë zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe që kjo është bërë e ditur për zhdukjen e mostrave më 8 dhjetor të vitit të kaluar, por nuk do të thotë se atë ditë janë zhdukur sepse mostrat janë zhdukur shumë më herët dhe të shohim se çfarë prova konkrete mund të ketë zotri Abazi”, u shpreh Gashi.

“Unë kam bërë kërkesë sipas dispozitave ligjore që të jem prezent në momentin kur ai do ta jap këtë deklaratë në cilësinë e dëshmitarit dhe të shohim se çfarë po thotë. Në prizmin tim asgjë të re nuk ka thënë Haki Abazi, vetëm i ka ripërsëritur ato që ne i dimë dhe politizimi i rastit nga ana e tij është se këtë e tha në ditën kur është shkarkuar nga dy Komisionet Parlamentare. Haki Abazi një sqarim duhet ta jap nesër Prokurorit të rasti; çfarë prova ka konkretisht ai që mund ta identifikojnë ata që i kanë zhdukur mostrat e Astrit Deharit gjë që është punë e mirë, por e ka edhe obligim ligjor”, u shpreh Gashi, teksa supozon se Abazi mund të ketë kryer vepër penale, gjë që ndodh në rastet kur nuk zbulohen provat”, tha ai.

“Dikush që ka prova dhe nuk i zbulon te prokuroria, në rastet e caktuara mund të jenë vet konsumues të veprës penale, por unë prapë po them se të gjitha sqarimet në prizmin ligjor do t’i jap prokuroria Speciale e Kosovës dhe duke e parë interesimin e madh, duhet edhe Prokuroria Speciale të jap një sqarim se çfarë konkretisht, se a ka kontribuuar ai në hetimin e këtij rasti penal apo jo”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë