Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, është nervozuar sot në një moment gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit.
Gashi, derisa po prezantonte kërkesën për themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për rezervat shtetërore, reagoi ndaj ministrave, të cilët duket se nuk e kishin vëmendjen dhe po flisnin me njëri-tjetrin.
“Boll u çaraveshët aty, se jemi duke folur për çështje në interes shtetëror”, reagoi Gashi.
Pas kësaj edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar qetësi në sallë.