Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gashi: Pensionet të jenë nga 200 deri në 370 euro, Kurti po na fyen, nënçmon e injoron

17/12/2023 - 09:41
në Lajme
A A
Gashi: Pensionet të jenë nga 200 deri në 370 euro, Kurti po na fyen, nënçmon e injoron
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga 200 deri 370 euro duhet të jetë vlera e pensionit, sipas kryetarit të Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi. Ai i tha se në bazë të Ligjit për skemat pensionale çdo vit pensionet duhet të rriten në bazë të rritjes së inflacionit, për çka tha se Qeveria nuk e ka bërë këtë.

Ai ka thënë se nuk kanë gjetur përkrahje nga ana e Qeverisë për kërkesat e tyre.

Ai tha se Qeveria nuk është duke u marrë fare me pensionistet në vend dhe nuk është duke iu përgjigjur fare kërkesave të tyre, duke shtuar se në këtë formë ata po nënçmohen, po fyen e po injorohen.

“Ne nuk kemi kërkuar kurrë rritje të pensioneve sepse ajo është e garantuar me ligj dhe ne kemi kërkuar që qeveria ta respektoj ligjin, por kjo qeveri nuk e ka respektuar kurrë dhe nuk po e respekton as sot dhe në mënyrë më të vrazhdë po e shkele edhe sot dhe po na nënçmon, po na fyen, po na injoron. Sepse nuk merret me ne fare. Sa herë kemi bërë kërkesa edhe përmes email edhe përmes telefonave, na i mbyllin telefonat, nuk na i qelin telefonat e kështu me radhë. Thjeshtë nuk kemi komunikim”.

“Nuk janë të mjaftueshme ne e dimë sa i kemi, pensioni bazë është 100 euro dhe një numër mjaftë i madh i pensionisteve tonë varen prej atyre 100 eurove. Edhe këta që i kanë nga 190, 260 as këto nuk mjafton, sepse ju jeni dëshmitar të një inflacioni drastik që ka ndodhur në Kosovë. Nëse llogaritet me shifra të inflacionit ajo del diku 60 për qind, unë po ju them që ka 200 për qind inflacion nëse shkojmë nëpër shitore për gjëra elementare për tu furnizuar, shtrenjtimi ka ndodhur 200 për qind. Janë shtrenjtuar edhe barnat, janë shtrenjtua edhe lëndët djegëse për ngrohje, pastaj një kategori shumë e madhe e këtyre njerëzve nuk kanë sistem të ngrohjes. Nuk mundet, nuk ka shanse me mbyll muajin me muaj, në qoftë edhe veç me bukë me 100 euro”, tha ai.

Sipas tij, se nga viti tjetër do të duhej që pensionet të jenë nga 350 deri 370, për pensionistet me shkollë të mesme do të duhej të ishin nga 250 ose 270 euro si dhe ai bazë sipas tij, duhet me qenë 200 euro.

“Në bazë të ligjit për skemat pensionale qeveria ka obligim çdo fund viti të bëjë vlerësimin e inflacionit dhe kon formë inflacionit me rrit pensionet për vitin e ardhshëm që po hyjmë. Këta nuk e kanë bërë këtë kurrë, këta e kanë pasur obligim me ligj me bë nuk e kanë bërë dhe këtyre ju teprojnë pare me ka 700 milionë euro për një vit dhe këta nuk i rrisin pensionet. Do të thotë thjeshtë po na e marrin djersen tonë po na marrin kontributet tona. Si ta quajmë këtë, ndaq e quajmë plaçkë ndaq hajni, njëjtë është. Realisht tani pensionet duhen me qenë diku këta që janë me përgatitje të larta, 350 deri 370 euro, kurse me shkollë të mesme ish dashtë me qenë 250 ose 270, kurse ai bazë duhet me qenë 200 euro”, tha ai për EO.

Kryetarit i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, tha se Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me vota jo të merituara pasi ai nuk është duke mbajtur premtimet që ka dhënë para zgjedhjeve.

Gashi pati kritika edhe për opozitën në Kuvend për të cilën tha se është një opozitë e pa aftë që nuk është në gjendje të bëjë asgjë./EO

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë