Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Gati 7 mijë euro na i ka marrë”, rrëfimi i çiftit nga Mitrovica që u mashtruan nga 30-vjeçari i cili tha se do t’ua dërgojë vajzën për shërim në Francë

19/01/2022 - 13:43
në Lajme
A A
“Gati 7 mijë euro na i ka marrë”, rrëfimi i çiftit nga Mitrovica që u mashtruan nga 30-vjeçari i cili tha se do t’ua dërgojë vajzën për shërim në Francë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për shërimin e vajzës ishin në gjendje të bënin gjithçka. Dhimbja që po përjetonin vetëm sa rritej, deri në ditën kur dikush u bë “hero” i cili u premtoi se do t’ua dërgonte vajzën për shërim në Francë dhe i bëri qyl. Bëhet fjalë për një çift nga Mitrovica, të cilët u mashtruan duke ia dhënë rreth 7 mijë euro një personit, në këmbim të rregullimit të dokumentacionit për shërim jashtë vendit, të vajzës së tyre. Në një rrëfim ekskluziv për Gazetën Sinjali, ky çift ka treguar se si dyshohet se u mashtruan nga Edon Bytyqi, tashmë i arrestuar, i cili u premtoi ndihmë.

Edon Bytyqi dhe Arsim Lumi u arrestuan dje në Fushë Kosovë, si të dyshuar për këtë rast të mashtrimit.

Si nisi gjithë ngjarja dhe si u bë Edon Bytyqi “hero” i kësaj familje?

Numri i kryefamiljarit G.I, ishte shpërndarë në rrethinë, pasi ai kërkonte ndihmë për vajzën e tij, që vuan nga një sëmundje e rëndë. Një ditë vikendi, më 13 nëntor 2021, ai mori një thirrje nga dikush që u premtoi shërimin e vajzës e një jetë më të mirë, jashtë vendit, në Francë.

Ishte i dyshuari Edon Bytyqi që telefonoi babain e katër fëmijëve, për t’i dhënë shpresë për vajzën e tij. Burri nga Mitrovica ka treguar se si u takua me Edonin për herë të parë dhe po atë ditë i dha para.

“Ka qenë e shtunë, më 13 nëntor, na ka thirrë në telefon, unë mendova që sikur qytetarët tjerë që po na thirrin me na ndihmu, por s’kishte qenë ashtu. Pasi që folëm, tani më ka shkru. Më tha hajde në Vushtrri, duhesh me pagu 1200 euro sigurimin ti edhe mo kurgjo jo. Unë i besova, se njeri kur është në hall edhe beson gjithçka. I thash po bisedoj nihere me familjen,  edhe u takova me to, ia jepa 1200 euro të shtunën”, tha ai për Sinjalin.

Rreth 7 mijë euro, babai i vajzës thotë se ia dha Edon Bytyqit për disa ditë, pasi sipas tij ai gjatë asaj kohe gjente justifikime për të kërkuar para, raporton Sinjali.

“Mas tri dite që folëm, m’tha t’u ka kry viza, edhe duhet me i jep ka 235 euro për person, për shtatë persona, për me shku në Francë. Po se kryjti me qaq, tani m’tha duhet me pagu ekstra aeroplanin me mjekë edhe tani mi lypi 3500 euro. Për rreth 1 javë ia kena jep krejt paret”, shtoi ai tutje.

Kryefamiljari ka treguar se me Edon Bytyqin një herë është takuar në Vushtrri, ndërsa herave të tjera në Mitrovicë, ku një herë e kishte pritur edhe në shtëpinë e tyre.

Ai dhe gruaja e tij thonë se ishin në gjendje të bënin gjithçka për vajzën e tyre.

“Na veç me Edonin kena pasë marrëveshje, me atë tjetrin(Arsim Lumin) jo. Edoni edhe në shpinë tonë u ardhë, oh bre çka na ka premtu. Na ka thonë qe osht i Suharekës po osht në Francë, amo letrat i ndreq në Serbi, na besojshim. Po kur je miftiaq, bon gjithçka për fmi ton. Na i ka marrë dokumentat e çikës, thojke me i përtkhy në Francë”, thonë ata, duke shtuar se “jena mashtru keq”.

Nëna e vajzës thotë se kur Edon Bytyqi kishte shkuar te shtëpia e tyre kishte derdhur lot, se gjoja nuk mund ta shihte vajzën në atë gjendje.

“Erdh bre në shpi, e përqafke çikën e  i thojke ka me të nimu axhi ty. Na ka thonë vi apet në shpi, po mo s’ka ardhë. U bojke kishe po kaj në ballkon, po ata lot krokodili i kish pasë”, thotë ajo e mllefosur.

Sipas tyre Edon Bytyqi u kishte premtuar se do të shkonin në Francë, se vizat ishin gati, por herë pas here u kërkonte para, se kinse jo të gjitha mund t’i kryente vetë. Kjo dëshmohet edhe në bisedat që viktima kishte pasur me të.

Si e kuptuan që ishin mashtruar?

“Po na jep pare, jep pare, e kurgjo hiç. Qishtu t’u vet, t’u vet s’na dilke qysh na ka thonë ai. Na qaty e kuptum që po na rren, as paret e as dokumentat nuk i kthejke. Edhe qe ia sheh njeri sherrin, mozamakeq. Gjithë ato pare i kom mbledhë nga njerzit që m’kanë ndihmu për çikë.”

Pasi e kuptuan se ishin mashtruar ata morën rrugën për në stacion policor. Më 22 nëntor ata thonë se e denoncuan rastin në Polici.

“Jena shku në Polici në Mitrovicë, e kemi lajmëru që takimi i parë u konë në Vushtrri, na thanë me shku me lajmëru në Vushtrri. Jena shku, e kena lajmëru rastin edhe pse sbesojshim që bohet najsen, sot e pam që ish arrestu ai”, thotë G.I.

Kërcënimet pas denoncimit të rastit

Përveç që u mashtruan, burri nga Mitrovica thotë se edhe u kërcënua nga Edon Bytyqi, pasi të njëjtin e raportoi në Polici.

“Si e kemi lajmëru në Polici, na ka shkru pse po më lajmëroni, na ka kërcënu. Nja 1 javë na ka shkru, gjithçka na ka thonë, tani ia kom blloku numrin edhe s’kom fole mo me to. E kena njoftu policinë në Vushtrri”, thotë ai, duke e dëshmuar këtë edhe përmes bisedave që i ka pasur me të, e të cilat ia ka dërguar Sinjalit.

Në fund çifti u shpreh se presin që ky rast të ndiqet deri në fund dhe të dyshuarit të vihen para drejtësisë.

Sinjali mëson se ky nuk është rasti i vetëm kur Edon Bytyqi dyshohet se ka mashtruar familjet që kanë kërkuar ndihmë për më të dashurit e tyre.

Policia dje njoftoi për arrestimin e dy të dyshuarve, të cilët u kapën në Fushë Kosovë, raporton Sinjali.

“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, sot në Fushë Kosovë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të mashtrimit. Rasti është raportuar dje në polici pasi nga personat e dyshuar, ankuesit i janë kërkuar për të dytën herë një shumë parash.

Gjithçka ka filluar pas publikimit në rrjete sociale të një apeli për ndihmë (për shërim jashtë vendit). Personat e dyshuar duke u paraqitur rrejshëm (identitetin dhe vendbanimin), kanë kërkuar shuma parash në këmbim të rregullimit të dokumentacionit për shërim jashtë vendit. Kanë qenë veprimet e shpejta hetimore e operative të hetuesve policor, ato që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Edon Bytyqi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë