Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gazeta franceze shkruan për rastin e Klan Kosovës: Kurti akuzohet për autoritarizëm

29/06/2023 - 17:38
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Pezullimi i Kosovës nga “Defender Europe” është fatkeqësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kërkesa e autoriteteve kosovare që të mbyllin televizionin e parë privat ka shkaktuar një shok në shtetin e vogël të Ballkanit, deri tash i njohur për pluralizmin medial.

Kështu e përshkruan gazeta franceze “Le Monde” ngjarjen e pezullimit të licencës së Klan Kosovës, nga Qeveria.

“Në pronësi të familjes Devolli, një prej më të pasurave në këtë shtet të Ballkanit, kanali besohet se është targetuar padrejtësisht nga Kryeministri Albin Kurti, një nacionalist shqiptar i së majtës, politikat e të cilit kanë marrë një kthesë autoritare, prej kur tensionet me pakicën serbe që jeton në veri të vendit janë rritur në një nivel tjetër në muajt e fundit”, shkruan Le Monde.

Në këtë artikull citohet gazetari Adriatik Kelmendi, i cili deri së fundmi ka qenë drejtor i Klan Kosovës.

“Ne jemi duke u përballur me një proces Kafkia, shumë të organizuar dhe shumë politik, që po shoqërohet me një fushatë të përkrahësve të partisë në pushtet, të cilët po na akuzojnë pa asnjë bazë, se marrim fonde serbe”, ka thënë Kelmendi, përcjell gazeta franceze.

Çështja me Klan Kosovës, Le Monde shkruan se e e ka shokuar vendin që prezantohet si “më demokratiku në Ballkanin Perëndimor” dhe i cili, deri tani, mbetet një vend me diversitet të rrallë medial në rajon.

Aty përmendet solidarizimi i mediave të tjera private dhe shfaqja e thënies “demokracia vdes në errësirë” në shumicën e kanaleve kryesore televizive në vend. Ky slogan, në vitin 2017, gjatë udhëheqjes së Presidentit Donald Trump i cili sulmonte sistematikisht mediat, u bë slogan zyrtar i gazetës prestigjioze “The Washington Post”.

Në artikull përmendet edhe anulimi i vendimit të ARBK-së për pezullim të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, që pasoi me shkarkimin e zyrtares së ARBK-së që e mori këtë vendim, duke u zëvendësuar me motrën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Halitit, e cila hodhi poshtë vendimin për anulim dhe riktheu pezullimin e certifikatës së Klanit.

“Edhe pse Këshilli i Pavarur i Mediave i ka dhënë afat kanalit deri në mes të korrikut për të sqaruar situatën e tij ligjore, nuk ka shumë dyshime për vullnetin e pushtetit në fuqi: Ai shkarkoi me nxitim një zyrtare që mori një vendim të favorshëm për Klan Kosovën, për ta zëvendësuar atë me një familjare të njërit prej deputetëve nga partia e Albin Kurtit. E emëruara e re menjëherë rifilloi procedurën”, shkruan Le Monde. /Express/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë