Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gazetari Ahmeti tregon se si Gjykata Speciale nuk e njohi gjuhën shqipe – vjen me një paralajmërim

20/03/2023 - 19:58
në Lajme
A A
Gazetari Ahmeti tregon se si Gjykata Speciale nuk e njohi gjuhën shqipe – vjen me një paralajmërim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Speciale nuk e ka njohur aplikimin në gjuhën shqipe për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë për gazetarët kosovarë që po qëndrojnë në vizitë në Holandë.

Gazetari Arben Ahmeti ka treguar në Info10 se atyre u ishte kërkuar aplikimi të bëhet në gjuhën angleze, por që as ai nuk u pranua për shkak se kishin kaluar 15 ditë kohë.

Madje, Ahmeti ka kritikuar edhe mungesën e mbulimit medial të Speciales, gjë që sipas tij, po i mundëson kësaj gjykate të punojë pa asnjë presion e përgjegjësi.

“Ne bëmë kërkesë që t’i vizitojmë,. Por, për herë të parë gjykata ka vendosur që aplikimet tona në gjuhën shqipe për vizitë te ish-krerët, të mos i trajtoj, të kërkoj aplikim edhe në gjuhën angleze.Pastaj kur i kemi bërë pas 4-5 ditësh, na është kërkuar që ta shtyjmë datën e vizitës sepse kishte kaluar 15 ditëshi. Dyshim im është se s’ka të bëjë me gjuhën shqipe, por s’ju pëlqen shumë që ka gazetarë këtu. Është një qetësi, ngadalësim, mungesë e presionit e pa asnjë përgjegjësi. Kjo është padrejtësia e madhe e radhës që po ju bëhet ish-krerëve.”, tha Ahmeti tutje.

Më 3 prill në Prishtinë e në Hagë është paralajmëruar edhe një marsh qytetarë në mbështetje të ish-krerëve që po mbahen në paraburgim në Hagë.“Prej 3 prillit do të prishet kjo qetësia dhe ngadalësia që funksionon Gjykata Speciale.

Shoqëria kosovare është e interesuar që të ketë drejtësi për secilin krim të pretenduar. Por, natyrisht kërkesa për drejtësi s’mund të bëhet nga trillime, procese e dëshmi të fabrikuara për shkak të interest të Serbisë. Të gjithë jemi për process të drejt, por ngadalësia e tij mund të jetë padrejtësi në vetëvete. Sot do të duhej që secili prej nesh të tmerrohet nga ideja që Specialja përmes dëshmive irelevante do ‘ti duhet 6 vjet për t’i trajtuar”, tha ai.

Ahmeti nga Haga ka paralajmëruar që procesi gjyqësor që pritet të mbahet më 3 prill, do të përcillet me vëmendje të madhe mediale.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë