Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gazetari Dakaj godet Hotin dhe Selmanajn/ Në prag të zgjedhjeve po shijojnë luksin në hotele luksoze në Greqi

18/05/2026 - 15:18
në Lajme
A A
Gazetari Dakaj godet Hotin dhe Selmanajn/ Në prag të zgjedhjeve po shijojnë luksin në hotele luksoze në Greqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj figurave të Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, duke i akuzuar për mungesë angazhimi në fushatën zgjedhore dhe për jetë luksi në Greqi në kohën kur, sipas tij, partia po zhvillon një nga fushatat më intensive opozitare të viteve të fundit.

Në deklaratën e tij publike, Dakaj tha se derisa presidentja Vjosa Osmani, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe shumica e kandidatëve të partisë janë duke zhvilluar takime të shumta me qytetarë çdo ditë, Hoti dhe Selmanaj kanë zgjedhur pushimet në resorte luksoze në Greqi.

Ai e quajti Hotin “intelektual që saboton tubimet e LDK-së”, duke pretenduar se ish-kryeministri është i pakënaqur me pozicionimin në listën zgjedhore dhe se kundërshton bashkëpunimin me Vjosa Osmanin.

Sipas Dakajt, Hoti dhe Selmanaj dikur promovonin imazhin e politikanëve modestë, duke folur për “jetë të thjeshtë” dhe ushqim me “sendviça”, ndërsa tani, sipas tij, po qëndrojnë në hotele luksoze 5-yjëshe në Halkidiki të Greqisë.

“Qe pse LDK-ja ka ra në 12%. Sepse figura si Dulla e Dritoni mendojnë që qytetari ua ka borxh votën”, shkroi ndër të tjera Dakaj.

Ai shtoi se të dy politikanët po mungojnë në terren në një moment që, sipas tij, është kritik për opozitën dhe për vetë LDK-në, duke paralajmëruar gjithashtu publikimin e vendit dhe hotelit ku, siç u shpreh ai, “po rreziten këta dy ‘sendviçat’ e LDK-së”.

Postimi i tij:

Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, nga sendviçat në luksin e hoteleve 5+⭐️ në Halkidiki, Greqi

Derisa Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe shumica e kandidatëve të LDK-së janë në terren, me nga katër-pesë tubime e takime në ditë me qytetarë, në një prej fushatave më intensive që ka zhvilluar opozita në vitet e fundit.

Avdullah Hoti, intelektuali që saboton tubimet e LDK-së, kundërshton bashkëpunimin me Vjosa Osmanin dhe ankohet pse nuk është futur në 10-she, bash në këtë kohë e shijon jetën e luksit në një prej hoteleve më ekskluzive me 5+ yje në Greqi.

Paramendone, bashkë me Driton Selmanajn — kjo dyshe që dikur, kur i ngriti LDK-ja, njërin e bëri kryeministër e tjetrin zëvendëskryeministër — na shitnin dokrra për “modesti”, kinse ushqeheshin me sendviça dhe bënin jetë të thjeshtë.

Avdullah Hoti, që sot është në gjendje me e djeg edhe partinë e vet vetëm pse nuk e kanë shti në 10-she të parë, në momentin më kritik për opozitën dhe vetë LDK-në, kur duhej me dalë në terren për me e forcu partinë dhe me e luftu pushtetin e Kurtit, ka zgjedhur që në kohë fushate me ba pushime luksi në Greqi.
Driton Selmanaj, kryetar dege në Prizren, të cilin LDK-ja njëherë e bëri zëvendëskryeministër, pastaj deputet e kandidat për kryetar komune, në kulmin e fushatës zgjedhore e sheh njeriu në resort luksoz në vend të angazhimit politik.

Qe pse LDK-ja ka ra në 12%.

Sepse figura si Dulla e Dritoni mendojnë që qytetari ua ka borxh votën, vetëm pse këta janë kinse “intelektualë”, duke bërë herë rolin e modestëve e herë të viktimave të partisë. Në realitet, këta i mban vetëm hija e LDK-së. Për parti e për shtet — e pse ta lodhin bythën me ba opozitë këta — harrone.
Përndryshe, nesër e zbuloni vendin dhe hotelin luksoz në Greqi ku “rreziten” këta dy “sendviçat” e LDK-së.

Shiko më pak

JU REKOMANDOJMË

Protesta në Shkup: Bllokohet sistemi, ndalet qarkullimi për të hyrë nga Kosova në Maqedoni

Protesta në Shkup: Bllokohet sistemi, ndalet qarkullimi për të hyrë nga Kosova në Maqedoni
18/05/2026 - 15:04

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, ka njoftuar se sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka rënë, dhe me këtë rast Policia...

Më shumëDetails

Arrestohet një çift në aeroport, policia nuk mund ta besonte çfarë gjeti në të brendshmet e tyre

Arrestohet një çift në aeroport, policia nuk mund ta besonte çfarë gjeti në të brendshmet e tyre
18/05/2026 - 14:56

Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar një burrë dhe një grua pasi zbuluan një përpjekje të tmerrshme për të kontrabanduar tre majmunë të vegjël të fshehur në të brendshmet e...

Më shumëDetails

PSD aksion para LDK-së, Paris Guri përplaset me Molliqajn: Shkoni te zyrat e pushtetit

PSD aksion para LDK-së, Paris Guri përplaset me Molliqajn: Shkoni te zyrat e pushtetit
18/05/2026 - 14:41

Partia Socialdemokrate (PSD) ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për mungesë të qëndrimit të qartë politik pas zgjedhjeve, derisa një aksion i kryetarit të kësaj partie, Dardan...

Më shumëDetails

Osmani në përkrahje të protestës në Shkup: Gjuha shqipe është e shenjtë, ngrihu në mbrojtje të saj

Osmani në përkrahje të protestës në Shkup: Gjuha shqipe është e shenjtë, ngrihu në mbrojtje të saj
18/05/2026 - 14:28

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh kandidate aktuale nga LDK-ja për pozitën e kryetares së shtetit, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e studentëve shqiptarë që pritet...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në Doberllukë të Vushtrrisë, 6 të lënduar – 5 dërgohen në QKUK

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
18/05/2026 - 14:07

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ku janë përfshirë tri vetura me targa vendore. Si...

Më shumëDetails

PSD-ja mban një aksion simbolik pranë zyrave të PDK-së

PSD-ja mban një aksion simbolik pranë zyrave të PDK-së
18/05/2026 - 13:55

Dardan Molliqaj, së bashku me disa aktivistë të PSD ka zhvilluar një aksion simbolik para selisë së PDK, ku ka kërkuar sqarime për zhvillimet politike pas zgjedhjeve. Molliqaj...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështimi për arrestimin e Sami Lushtakut: Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha pritet të shkarkohet javën e ardhshme

    Dështimi për arrestimin e Sami Lushtakut: Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha pritet të shkarkohet javën e ardhshme

    282 Shpërndaje
    Shpërndaje 113 Tweet 71
  • Kompania që e financoi Vetëvendosjen në fushatë, pas zgjedhjeve fitoi 79 tenderë e mbi 51 milionë euro

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Pal Lekaj publikon foto me gruan, merr kërcënim me jetë nga mërgimtari që bën propagandë për VV-në

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Trishtim në Pejë: 43-vjeçari që vdiq në aksidentin në Dollc ishte zyrtar shtetëror

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Olluri për vizitën qesharake të zëvendësministrit të Kurtit në ministrinë ku punon: Mos lypni ma shumë prej tyre

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4