
Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet kur është pyetur se ku shkollohet vajza e tij.
Ai është pyetur specifikisht nga gazetari nëse vajza e tij shkollohet në Kosovë apo Norvegji, por Kurti është futur në veturë, duke shmangur kështu pyetjen.
Kurti ka refuzuar t’i përgjigjet me arsyetimin se më vonë do të mbajë konferencë për media.











