Pas publikimit të një lajmi te emisioni Piranjat, ku tregoj se biznesmenit Skender Bajrami të autosallon ‘Alberti’ i është ngritur aktakuzë për fajde, gazetarja Edona Gashi është fyer rëndë nga një biznezmen prishtinas që merret me kafiteri.
Fjala është për Skender Salihi, pronarin e ‘Mamounia Bar’, i cili në koment të videos se lajmit ka shkruar për gazetaren këto fjalë të rënda fyese: “Po shtramajk koke bre hup moj k…. se bizninismen mat respektun ski kejt kosoven rrespekt per skenden (Bajramin)”.

Ndaj këtij komenti fyes ka reaguar gazetarja Edona Gashi përmes një statusi në Facebook, duke e ndërlidhur indirekt Skender Salihin me njohuri në ‘biznesin’ e prostitucionit.
Reagimi i gazetares:
Pasi qe e publikova aktakuzen per fajde te Skenderit te Autosallon Albertit tek Piranjat paska ardh reagimi i “Skendes” se Ali Expresit Daja Skend 🤦🏽♀️
Ky qe i inspekton kazinot 😅
Showmani i estrades, qe e ka rrit menen ton jeten me makinat e Autosallon Albertit.
Nejse publikisht e kam nje pyetje qysh po ec prostitucioni ne Prishtine?, pa keqkuptime por pasi njeh shume njerez je moti n’sheher a ke ni najsend a eshte ne rritje apo zhdukje 😉
Ps: Sa per info kurr njerezit si puna ktij sme kane friksu ne jete tem as sme frikesojne 😂
















