Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Gazetarja ukrainase: Ukraina është më afër se kurrë njohjes së Kosovës

04/09/2022 - 10:04
në Kryesore, Lajme
A A
​Gazetarja ukrainase: Ukraina është më afër se kurrë njohjes së Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetarja ukrainase që po qëndron në Kosovë, Daria Mescheriakova thotë se Ukraina është pranë si kurrë më parë ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas saj, koha më e përshtatshme për njohje do të ishte kur Kosova të merr statusin kandidat për Këshillin e Evropës.

Gazetraja ukrainase, vendi i së cilës po përballet me agresionin ushtarak rus që nga 24 shkurti, thotë se fitorja e Ukrainës do të shënojë edhe fundin e ndikimit rus.

Ajo në një intervistë për KP flet edhe për situatën e brishtë mes Kosovës dhe Serbisë, për çka thekson se nuk sheh ndonjë rrezik, pasi që Serbia nuk mund të bëjë asgjë pa Rusinë, ndërkohë që kjo e fundit është e fokusuar në luftën në Ukrainë.

Ndodhur në një situatë të re globale, Mescheriakova thotë se ka dy momentume kur vendi i saj do të mund të njihte Kosovën.

Mescheriakova: Jemi më afër se kurrë ta njohim Kosovën

“Në të vërtetë nuk do të thotë se kjo do të thotë diçka, dhe do të çojë në diçka. Kemi një situatë shumë të vështirë me Kosovën, dhe kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, presidenti ynë i atëhershëm Viktor Yushchenko, ai kishte shumë frikë nga lëvizjet mbështetëse në Krime. Por unë mendoj se nuk ishte e vërtetë, asgjë nuk do të ndodhte me Krimenë, por ai kishte frikë se po, ndërsa presidenti Yanukovych ishte plotësisht pro-rus dhe ishte e pamundur të njihej Kosova – absolutisht jo. Pastaj shpërtheu lufta, lufta e parë, kur Rusia na pushtoi dhe ata morën Krimenë dhe pushtuan Donbass-in, kështu që nuk ishte e mundur, ndërsa me këtë luftë, me Zelensky-n nuk është gjithashtu e mundur, por mendoj se tani jemi më afër se kurrë ta njohim Kosovën vetëm sepse, së pari, ne nuk jemi në anën ruse, së dyti se do t’i bashkohemi qytetërimit, dhe e treta, mendoj se momenti më i mirë për ne që ta njohim Kosovën, është ose kur të përfundojë lufta, por do të zgjasë pak, ose kur Kosovës do t’i jepet statusi i kandidatit, atëherë mendoj se do të ndodhë para se të përfundojë lufta, dhe mendoj se atëherë do ta njohim Kosovën”, thotë ajo.

Duke folur për situatën e sigurisë, gazetarja ukrainase në Kosovë thotë se nuk sheh rrezik real nga ana e Serbisë. Kjo pasi, siç thotë ajo, presidenti Aleksandar Vuçiq po kërcënon dhe dezinformon karshi Kosovës vetëm sa për të bërë shfaqje.

Mescheriakova: Vuçiqit i duhet vetëm shfaqja

“Unë nuk besoj se ushtria serbe mund të bëjë diçka kundër NATO-s, pa NATO-n po, do të ishte vërtet e frikshme të qëndroja këtu, do të largohesha, por ju e keni NATO-n për një arsye. Vuçiqit i duhet vetëm kjo shfaqje, kjo është një shfaqje, një aktor, dhe ai nuk mund të bëjë asgjë me ushtrinë e tij, veçanërisht kur Rusia është në luftë me Ukrainën dhe unë nuk mund ta mbështes atë”, thotë ajo.

Gazetaret ukrainase të strehuara përkohësisht në Kosovë në një aksion simbolik për nder të 31-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik, kanë deklaruar se Kosova po e lufton ashpër propagandën ruse, për çka Mescheriakova thotë se kjo luftë do të vuloset me fitoren e vendit të saj ndaj pushtuesit rus.

Mescheriakova: Fitorja e Ukrainës do të ndalë përfundimisht propagandën ruse

“Unë besoj se po, do të duhet shumë kohë, por besoj se po, sepse përfundimisht Rusia do të humbasë shumë para. Unë e di që ata do të shpenzojnë paratë e tyre të fundit për të mbështetur propagandën dhe për të përhapur dezinformata, por përfundimisht Putin do të vdesë ose do të japë dorëheqje, ose do të ndryshojë autoriteti, dhe ata nuk do të kenë aq para për të mbështetur propagandën. Pra, po, unë besoj se po, nuk do të ndodhë nesër, as për një muaj, as në një vit, por do të ndryshojë”, thotë gazetarja ukrainase.

Mescheriakova po qëndron në Kosovë në kuadër të projektit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”, porse tregon se kjo nuk është hera e parë e saj në vend.

Mescheriakova: Unë kam një histori të gjatë me Kosovën

“Unë kam një histori të gjatë me Kosovën, nuk është se mund të them se sapo kam lexuar për të, dhe tani e shoh me sytë e mi. Për herë të parë kam qenë këtu në vitin 2011, dhe më pas kam përgatitur doktoraturën për Kosovën për ndikimin mediatik në Ukrainë rreth luftës në Kosovë, kështu që kam udhëtuar shumë këtu. Hera ime e parë ishte në vitin 2011, kur kuptova se gjithçka që na thanë për luftën në Kosovë nuk ishte e vërtetë, dhe tregimet për këtu. Por unë kurrë nuk kam jetuar këtu, thjesht kam ardhur si një vizitë afatshkurtër për të mbledhur disa storie, për të udhëtuar pak, dhe pastaj kam për të vazhduar… Pra, dhe tani unë jetoj këtu dhe e shoh nga brenda se si është jeta. Nuk mund të them se mendimi im ka ndryshuar tani, sepse gjithmonë e kam njohur mirë Kosovën”, tregon ajo

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë