
Ish asamblesiti i PDK-së Gazmend Muja, që është vëllai i deputetit të LVV-së, Armend Muja, ka dalë me një analizë pas marrëveshjes së arritur të dielën mes Kosovës dhe Serbisë, për heqjen e dokumenteve hyrje-dalje nga të dyja palët.
Postimi i Gazmend Muja:
Marreveshja e arritur sot në mes Kosovës dhe Serbisë kishte më shumë reagime negative nga politikanët, analistët dhe mediat tona se sa ato serbe në Serbi!-asnjë reagim negativ nga opozita apo mediumet atje, thirrje per tradheti nga Vuçiqi apo ndonje reagim të ngjashëm!
Marrë parasysh situaten e krijuar atje- Vuciqi shpejt mund ta njeh pavaresinë e Kosovës dhe pa pasur pasoja politike për veten e tij!
Sado që Serbia trubeton aty-këtu se me njohjen e dokumeteve serbe nga Kosova do të jetësohet prezenca e Serbisë në Kosovë, kjo marrveshje e ndodhur sot do ta pregadis popullin serbë që të kuptojë se Kosova shumë shpejt do të njihet nga vet Serbia!
Politika kosovare do duhej që nga tani të mirret me gjëra konkrete të cilat do ta forconin Kosovën në sfidat e radhes që e presin;
sic është asociacioni i komunave me shumicë serbe që pritet të jetësohet nga fillimi i vitit të ardhshëm!
Urojmë që spektri politik; pozitë- opozitë të bashkëpunojnë për ceshtjet jetike për Kosovën dhe interesat e qytetarëve të saj!
Mediat kosovare gjithashtu do duhej të luajnë rolë konstruktiv dhe të janë shumë vigjilente gjatë raportimeve për çeshtjet në fjalë.












