Sistemi Prokurorial i Kosovës, ka njoftuar se po vazhdohet puna në terren, lidhur me hetimet për rastin e krimeve të luftës në Zubin Potok.
Atje ku po bëhen gërmime për persona të zhdukur gjatë luftës, prokuroria ka njoftuar se në lokacionin e tretë, gjatë ditës së shtunë, hetuesit e rastit kanë njoftuar prokuroren Florije Salihu – Shamolli, lidhur me gjetjet dhe rezultatet e deritanishme.
‘’Zubin Potok, 08 gusht 2026 – Në kuadër të hetimeve për rastin e krimeve të luftës në Zubin Potok, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës po vazhdojnë punën në terren.
Në lokacionin e tretë, gjatë ditës së shtunë, hetuesit e rastit kanë njoftuar prokuroren Florije Salihu – Shamolli, lidhur me gjetjet dhe rezultatet e deritanishme.
Hetimet dhe procedurat po zhvillohen në bashkëpunim me institucionet kompetente”, thuhet në njoftim.













