
Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj deklaratës së përfaqësuesit të lartë të BE-së,i cili dënoi sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX=it në veri të Kosovës.
Gërvalla, përmes një postimi në Twitter, tha se Borrelli duhet të dënojë edhe të shtënat ndaj policëve të Kosovës.
“Çdo jetë ka rëndësi. Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell gjithashtu duhet të dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës duke përmbushur detyrën e saj dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.
Sipas saj, deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur, inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm.











