Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërvalla i RTK-së tash e 13 ditë i ka punëtorët pa paga, ua çan hallin mediave private, e i vardiset pushtetit

13/08/2025 - 14:34
në Lajme
A A
Gërvalla i RTK-së tash e 13 ditë i ka punëtorët pa paga, ua çan hallin mediave private, e i vardiset pushtetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Paskrupullt, gërrditshëm, pa pikën e përgjegjësisë, Drejtori i Televizonit Publik Rilind Gërvalla, që aty shkoi pasi ishte anëtar i Vetëvendosjes, me librezë partie, e i ka punëtorët pa paga tash e 13-ditë, veç pse ish-shefi i tij Albin Kurti, po u bënë presion financiar duke mos ua alokuar mjetet, ky i vardiset edhe më tej.

Gërvalla, besoni ose jo në një status të gjatë, vazhdon edhe në këtë gjendje (pa rrogë), t’i vardiset pushtetit aktual, duke kritikuar partitë e tjera, e duke ‘premtuar’ reformë.

Gërvalla, sërish, besoni ose jo, pa rrogë, vet ai e punëtorët e tij, ua ka çarë hallin mediave private, për trajtim të punëtorëve.

Lexojeni të plotë shkrimin e Gërvallës, pa rrogë por krenar:

Si punëtor me përvojë 25 vjeçare ne RTK mund të konstatoj se për më shumë se dhjetë vjet, Radio Televizioni i Kosovës (RTK) po mbijeton në një krizë financiare të vazhdueshme. Edhepse RTK ka buxhet të ndarë, punetorë me kontrata ligjore, rrogat janë vonuar tash e 13 ditë, por nuk janë ndaluar sikurse po tentojnë ta paraqesin mediat hibride të cilat mbajnë punonjës pa paga, pa kontrata, ua ndajnë rrogat në këste e ju kanë borxh punëtorëve, nuk ua japin shujtën e as pushimet zyrtare sipas ligjit, e mos të flasim për punët jashtë orarit, natën apo fundjavave. Ato nuk i marrin. Ky nuk është më një lajm i ri, por një simptomë e një sëmundjeje shumë më të thellë: kapjes politike dhe dështimeve të disa pushtetarëve në Kosovë.

Në vend që të mbrohet, nisur nga interesat kombëtare të partive politike, RTK është bërë arenë e tyre nëpërmes disa punëtorëve brenda saj dhe prurjeve periodike nga mediume të ndryshme. Këta deputetë pa vizion dhe pa fuqi për të mbrojtur interesin publik kanë lejuar (qellimshëm) që klientelizmi dhe grupacionet të marrin përparësi dhe pushtet. Dhe ky model i deformuar i menaxhimit (mund të mos pajtoheni) nuk ka kursyer asnjë institucion tjetër publik.

Bordet e RTK-së, shpesh të përbëra nga individë pa kredenciale të forta profesionale, kanë funksionuar si zgjatim i rrjeteve politike dhe jo si gardianë të misionit publik. Punësimet e njerëzve me axhenda personale ose të jashtme (produksione, seriale, filma, emisione) kanë krijuar një strukturë të brishtë, të paaftë të përballet me sfidat e kohës. Dhe kur presioni nga qarku i tyre ose nga grupet e interesit dhe oligarkëve është rritur, dorëheqjet kanë qenë rruga më e lehtë për disa, apo konformizmi.

Gjithashtu, në RTK, trazirat politike kanë shkaktuar edhe dëm sindikal. Në vend që të jenë mburojë e të drejtave të punëtorëve, sindikata e RTK-së është ndarë në tri sosh ku kanë hapë terren përplasjesh midis grupimeve të jashtme që kërkojnë kontrollin e tyre. Kjo ka fragmentuar unitetin e brendshëm dhe ka dobësuar aftësinë e punonjësve për të kërkuar zgjidhje të qëndrueshme.

Sot, një medium publik me vonesë pagash dhe me financa të paqëndrueshme nuk mund të kryejë misionin e tij si duhet. Pyetja është e thjeshtë: A duhet lënë RTK-ja në këtë gjendje? Përgjigjja është e qartë — JO. Pa një RTK funksionale, Kosova humb një nga mekanizmat më të rëndësishëm për mbajtjen e pushtetit nën përgjegjësi dhe për informimin e qytetarëve.

Në një vend ku partitë mund të destabilizojnë shoqërinë sipas interesave të tyre, me një armik që kërcënon çdo ditë Kosovën e që shpërndanë lajme ruse, një medium publik i fortë është garancia e vetme. Një RTK e dobët i hap derën manipulimit dhe dezinformimit nga mediat private, që në shumicë nuk kanë transparencë financiare e që kryesisht fitojnë nga mediat online dhe rrjetet sociale te regjistruara jashtë Kosove.

Megjithëse situata është e rëndë, ndryshimi është i mundur. Reformat e sinqerta, zgjedhja e bordeve mbi bazë merite, transparenca financiare dhe mbështetja e qëndrueshme buxhetore mund ta nxjerrin RTK-në nga kriza. Një RTK e fortë është në interes të çdo qytetari — dhe është themel i një Kosove më të qëndrueshme dhe më të sigurtë.

Ditë më të mira për RTK-në janë të mundshme, por ato nuk vijnë vetë — ato kërkojnë vendime të guximshme.

JU REKOMANDOJMË

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë
Lajme

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

13/08/2025 - 17:36
Qesharake, Qorrolli i VV-së krenohet se është në listë të pritjes: Unë jam kandidati i parë rezervë
Lajme

Qesharake, Qorrolli i VV-së krenohet se është në listë të pritjes: Unë jam kandidati i parë rezervë

13/08/2025 - 17:16
Në prag të zgjedhjeve lokale, Kurti ndan rreth 300 mijë euro për dy komunat që udhëheq partia e tij
Lajme

Çfarë thotë raporti në të cilin DASH i kushtoi vëmendje të veçantë përpjekjes qeveritare për ta kufizuar lirinë e medias në Kosovë

13/08/2025 - 16:54
Kurti para gati dy muajve dha deklaratë në polici, në cilësinë e të dëmtuarit
Kryesore

Gjykata Kushtetuese shpall kundër-kushtetues vendimin e nënshkruar nga Kurti

13/08/2025 - 16:15
Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?
Lajme

Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

13/08/2025 - 16:06
Nuredin Lushtaku rikthehet në shtëpinë e vjetër, PDK i uron mirëseardhje
Lajme

Nuredin Lushtaku rikthehet në shtëpinë e vjetër, PDK i uron mirëseardhje

13/08/2025 - 15:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?

    EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Vëllai i Armend Mujës pjesë e listës së VV për asamblist, nuk kalon kandidatura e Doni Beshirit

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Shkoj menjëherë, në sekondë”, analisti i sigurisë lëshon studion në mënyrë të çuditshme

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • ‘E thirri nëna e tij, ai shkoi te vendi i ngjarjes’: Flet avokatja e djalit të Mefail Shkodrës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë