
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz po qëndron për vizitë në Izrael ku ka takuar zyrtarë të shtetit dhe gjithashtu ka nënshkruar disa marrëveshje.
Ministria e Gërvallës është njohur që nga fillimi i mandatit të saj se bën huqje në rrjetet sociale, dhe jo vetëm, e një të tillë e ka bërë edhe gjatë vizitës së rëndësishme në Izrael.
Në njoftimin për nënshkrimin e marrëveshjeve me Izraelin, ministria e Gërvallës ka nuk e ka shkruar siç duhet emrin e ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit.
Në njoftim në vendet të Yair Lapid, është shkruar Yaid Lapid.
Mirëpo pas këtij gabimi faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës e ka fshirë postimin në rrejtin social Twitter.













