Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ajo tha se kjo mund të arrihet vetëm me zgjidhje të drejta, dhe siç u shpreh ajo, me njohjen reciproke në qendër, përcjell Klankosova.tv.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo mund të arrihet në mënyrë të qëndrueshme vetëm me zgjidhje të drejta, me njohjen reciproke në qendër. Asnjëherë me qetësimin e ngatërrestarëve dhe kriminelëve, vetëm me shtetin ligjor”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.












