Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërvalla: Ndryshimet në Ligjin për Specialen kërkojnë shqyrtim të specializuar në Kuvend

03/10/2026 - 15:28
në Lajme
A A
Gërvalla: Ndryshimet në Ligjin për Specialen kërkojnë shqyrtim të specializuar në Kuvend
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Drejtësisë ka vlerësuar se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në Kuvend, veçanërisht për përputhshmërinë e tij me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

Në opinionin e Ministrisë thuhet se duke pasur parasysh natyrën dhe rëndësinë e nismës legjislative, “çështja në fjalë është komplekse, pasi ndërthuren një sërë rregullimesh juridike të natyrave të ndryshme”.

“Ndryshimet e propozuara ndërthuren ngushtë me çështje kushtetuese, me funksionimin e Dhomave dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, me marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse, si dhe me procedurat kushtetuese në zhvillim”, thuhet tutje në opinion. 

Sipas Ministrisë, projektligji është shqyrtuar nga Departamenti Ligjor dhe çështjet e propozuara, që përfshijnë ndryshimin e juridiksionit lëndor, kohor dhe territorial të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, transferimin e rasteve në gjykatat dhe prokuroritë vendore, ndryshimin e dënimit maksimal, faljen e personave të dënuar, si dhe ndryshimin e kompetencave të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, nuk paraqesin në vetvete kolizion të drejtpërdrejtë me legjislacionin tjetër të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Megjithatë, Ministria thekson se përputhshmëria e këtyre ndryshimeve me Kushtetutën e Kosovës, veçanërisht me Amendamentin nr. 24 (nenin 162 të Kushtetutës i cili është baza kushtetuese për Dhomat e Specializuara), si dhe me instrumentet dhe detyrimet ndërkombëtare, kërkon shqyrtim të veçantë.

Në opinion përmendet edhe Marrëveshja Ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). 

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ky vlerësim duhet të bëhet në kuadër të procedurës legjislative në Kuvend dhe nga komisionet parlamentare kompetente, me fokus te Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit, në përputhje me fushëveprimin e tij.

“Për rrjedhojë, duke marrë parasysh natyrën e veçantë kushtetuese dhe ndërkombëtare të materies që synohet të rregullohet, vlerësojmë se Projektligji kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në opinion.

Ministria ka bërë të ditur se, përmes Qeverisë, mbetet e gatshme të japë kontributin profesional gjatë diskutimeve dhe procedurës së mëtejshme të shqyrtimit të projektligjit në Kuvend.

Gjatë ditës së djeshme, Qeveria i ktheu përgjigje Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Tani duhet të mblidhet Komisioni për Legjislacion, para se ndryshimet të përcillen në Kuvend për votim në lexim të parë.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka kushtëzuar votimin e presidentin me mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimet në këtë ligj. Kuvendi ka afat deri më 6 tetor ta zgjedhë presidentin. 

PDK-ja inicioi ndryshimet ligjore, pas verdiktit dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me anë të ndryshimeve ligjore në PDK synojnë që mandati i Gjykatës Speciale të kufizohet në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt, si dhe të vendoset monitorim ndërkombëtar i punës së saj. Ndërsa për krimet e luftës, për të cilat u dënuan katër ish-krerët e UÇK-së, projektligji i propozuar parasheh që ato të gjykohen në Kosovë.

Më 16 shtator, Specialja dënoi nën akuzat për krime lufte me 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

JU REKOMANDOJMË

Abrashi: Pa presione, kushtëzime e zarfe ndërkombëtare u zgjodh presidentja

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile
08/10/2026 - 22:59

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka vlerësuar se marrëveshja mes LVV-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentes shënon një zhvillim të rëndësishëm në politikën...

Më shumëDetails

Zgjedhja e presidentes sukses i PDK-së apo i VV-së, kjo është përgjigjjja e Mustafës

Zgjedhja e presidentes sukses i PDK-së apo i VV-së, kjo është përgjigjjja e Mustafës
08/10/2026 - 22:46

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se PDK-ja e konsideron sukses të saj zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës. Duke...

Më shumëDetails

Latifi: Sulmet ndaj Presidentes ende pa u akomoduar në zyrë tregojnë për iracionalitetin në këtë vend, priteni njeriun pak

Rikthimi i demokracisë militante
08/10/2026 - 22:39

Analisti Blerim Latifi, ka thënë se sulmet e menjëhershme ndaj presidentes Justina Shiroka Pula, tregojnë shkallën e iracionalitetit që ka mbërritur në këtë vend. Ajo tha se ajo...

Më shumëDetails

“Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë“

“Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë“
08/10/2026 - 22:27

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë që me t’u futur në fuqi ligji për Specialen, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa duhet të sillen në Kosovë për të...

Më shumëDetails

Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?

Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?
08/10/2026 - 22:03

Në mungesë të 81 votave për President, vendi shkoi në zgjedhje më 7 qershor. Edhe pas këtij procesi, partitë politike nuk arritën që me marrëveshje politike ta propozojnë...

Më shumëDetails

Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!

Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!
08/10/2026 - 21:53

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur me vlerësim të lartë për presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke thënë se me të ka punuar për katër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Çlirim Haziri iu kundërpërgjigjet Dejona Mihalit e Alban Krasniqit për fjalët që ia thanë rreth protestave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Tjetër video nga Shqipëria: Të përfshirë fytyra të njohura publike

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë