Në nderim të ditës së Policisë së Kosovës dje në liqenin e Ujmanit u mbajt gara e kërcimeve në ujë.
Për të parë nga afër këtë garë ishin prezent disa zyrtarë të kabinetit të Qeverisë Kurti, si dhe deputetë të VV-së, por jo vet kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron në Francë për një vizitë.
Nga fotot e publikuara nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla shihen se dje te liqeni i Ujmanit ishin prezent, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrat Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu, Elbert Krasniqi, Rozeta Hajdari si dhe deputetët Fitore Pacolli, Artan Abrashi, shkruan Reporteri.net.
Gërvalla përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “gara e kërcimtarëve profesionistë u bë simbol i vendosmërisë së popullit tonë”.
“Vendosmëria e institucioneve tona shtetërore për të vendosur rendin dhe ligjin, për të siguruar një të ardhme të sigurt për secilin qytetar, pa dallim, në jug dhe veri, në lindje dhe perëndim, është forca jonë më e madhe”, ka shkruar ajo.













