Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërvalla: Serbia shtiret se është për dialog, por është e përgatitur për luftë

04/03/2024 - 19:15
në Kryesore, Lajme
A A
Gërvalla: Serbia shtiret se është për dialog, por është e përgatitur për luftë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Kur ke në dialog që janë të përgatitur për luftë dhe shtiren se janë për dialog me ju dhe kërkojnë që implementohen rezultatet e njëanshme për të cilat njëra palë nuk i pranon më”, thotë ministrja Donika Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka akuzuar palën serbe se shtiret se është e gatshme për dialog, por sipas saj të njëjtit janë të përgatitur për luftë.

Kështu tha ajo në pyetjen se pse është aq e vështirë implementimi i marrëveshjes pavarësisht asaj që e ka Serbia, në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”, ku po diskutohet për përshkrimin e së ardhmes, drejtimet e politikave dhe angazhimin diplomatik.

“Kur ke në dialog që janë të përgatitur për luftë dhe shtiren se janë për dialog me ju dhe kërkojnë që implementohen rezultatet e njëanshme për të cilat njëra palë nuk i pranon më. BE-së i është dhënë një dokument nga kryeministrja e Serbisë ku thuhet se ata nuk ndihen të obliguar nga rezultatet e dialogut nga viti i shkuar. Nëse shkohet një hap para dhe dy prapa atëherë pyetja është a do të kthehemi në të 90’tat”, u shpreh Gërvalla.

Ajo thekson se fjala dialog nënkupton “dy”.

Sipas saj, është e nënkuptueshme që pala serbe është kundër dialogut teksa potencon sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbet i vdekur rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Fjala dialog nënkupton dy, nuk është monolog. Po të donim të merrnim vendime lidhur me qytetarët tanë në Kosovë atëherë do të duhej të jemi në gjendje të marrim përgjegjësi dhe të marrim vendime por partnerët tanë dhe miqtë nuk rreshtin së ndaluari duke na shpjeguar se duhet të angazhohemi në dialog dhe në dialog duhet të kesh dy palë përndryshe nuk ka nevojë të kesh dialog. Kur e ke njërën palë që është kundër dialogut dhe tregon me veprime konkrete si ngjarja e 24 shtatorit ku kishim një akt sulmi kundër Kosovës apo agresionit kundër Kosovës dhe ne pretendojmë se kemi dialog në Bruksel atëherë çdo nxënës në shkollë do ta kuptojë se kjo nuk është ajo që mësohet në shkollë dhe universitet për dialogun si proces sepse dialogu nënkupton angazhimin e dy palëve me një synim që të arrihet një e ardhme më e mirë se sa ajo që ekziston në të kaluarën dhe në të tashmen”, tha ajo.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë