Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërxhaliu: BE-ja të jetë më e qartë me gjuhën ndaj Serbisë

08/05/2024 - 21:02
në Ekonomi
A A
Gërxhaliu: Mbi 200 mijë qytetarë kanë ikur nga vendi këto dy vjet, s’po ikin vetëm të varfërit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Safet Gërxhaliu, ekspert i ekonomisë, ka thënë se raportet e Kinës me Serbinë më shumë janë politike, sesa ekonomike.

Në Info Magazine, ai ka thënë se BE-ja duhet të jetë më e qartë me gjuhën e saj ndaj Serbisë, sepse aktualja, sipas tij, nuk po kuptohet nga Beogradi zyrtar.

“Unë mendoj se Serbia në mënyrë dinake po e përdor brishtësinë e krijuar në BE dhe vitin zgjedhor në SHBA dhe në këtë drejtim duhet të kuptohet se përkundër kësaj që duket që është spektakël i kësaj vizite, partneri strategjik i Serbisë është BE-ja dhe ShBA-ja. Besoj se është koha kur duhet të tregohet një maturi, apo një presion përball Serbisë sepse vërtet tani janë tejkaluar të gjitha vijat e kufizimit të një qasjeje të tillë. Nuk duhet të na habit fakti se historikisht ka qenë kjo traditë e bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë e me Kinën, dhe besoj se ka kaluar koha kur është lutur në Serbi të bie shi Rusi e të jetohet në Serbi, është koha të dëshmohet vërtet rruga evropiane dhe BE-ja duhet të jetë më i qartë në qasje ndaj Serbisë sepse gjuha aktuale që po e përdor BE-ja nuk po kuptohet dhe nuk po dëshirohet të kuptohet në Serbi”, theksoi Gërxhaliu.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Kina për partnerë ekonomikë i ka vendet e zhvilluara me të cilat ka shkëmbime ekonomike në vlera multi-miliardëshe.

“Besoj që pajtohemi që kjo vizitë më shumë është e natyrës politike, sesa ekonomike. Duhet ta themi se partnerët kryesorë të Kinës nuk janë Serbia dhe vendet e BP-së, por ShBA-ja dhe vendet tjera, të cilat e kanë një fuqi të vërtetë ekonomike”.

“Po i them vetëm tri shifra: në vitin 2022, ShBA-ja ka eksportuar mallra dhe shërbime në Kinë 195 miliardë dollarësh, ndërsa kanë importuar nga Kina 563 miliardë euro mallra. Investimet amerikane në Kinë janë 126 miliardë euro, ndërsa kineze në Amerikë janë afër 30 miliardë euro. Kur kemi të bëjmë me partneritetin ShBA-Kinë, vlen të theksohet se në vitin 2022, BE-ja ka eksportuar mallra dhe shërbime në vlerë prej 282 miliardë eurosh, ndërsa ka importuar 675 miliardë euro. Pra po e shihni se sa i rëndësishëm është partneriteti në këtë drejtim”, tha Gërxhaliu.

Eksperti i ekonomisë, që ka qenë edhe drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se edhe raportet ekonomike mes Rusisë dhe Kinës nuk janë në nivelin që mendohet se janë. Ai thotë se Rusia më tepër është aleat politik i Kinës sesa ekonomik.

“T’i kthehemi Rusisë që mendojmë se është aleat ekonomik i Kinës, por është më tepër aleat politik sepse Kina në Rusi ka eksportuar vetëm 75 miliardë euro, ndërsa ka importuar nga Kina vetëm 103 miliardë euro. Në këtë drejtim mendoj se krejt çka ndodhë në Beograd është spektakël dhe një pompozitet medial sepse sot raportet ndërkombëtare i determinon tregu dhe partneriteti ekonomik”, deklaroi ai.

“Kur e kemi parasysh faktin se shkëmbimi tregtar mes Kinës dhe Serbisë nuk i kalon 6 miliardë euro, po e shihni se e ndërton spektaklin e kësaj vizite në tri shtylla: shtylla e parë është lufta Ukrainë-Rusi, shtylla e dytë është BRICKS, e cila po tenton në çdo mënyrë ta bëjë në njëfarë forme dualizimin dhe zhvleftësimin e dollarit si mjet pagesor, dhe në këtë drejtim mendoj se është më shumë spektakël politik sesa substancë ekonomike”, potencoi Safet Gërxhaliu

JU REKOMANDOJMË

Pagat në Zvicër janë rritur me një mesatare prej kaq përqind
Ekonomi

Pagat në Zvicër janë rritur me një mesatare prej kaq përqind

09/09/2025 - 19:25
Shahini: Bizneset të zhgënjyera me pushtetin, kapitalin po e bartin jashtë Kosovës
Ekonomi

Shahini: Bizneset të zhgënjyera me pushtetin, kapitalin po e bartin jashtë Kosovës

05/09/2025 - 21:52
Bien aksionet amerikane
Ekonomi

Bien aksionet amerikane

03/09/2025 - 12:37
A do të rriten tatimet në Gjermani?
Ekonomi

A do të rriten tatimet në Gjermani?

03/09/2025 - 09:51
A do të ekzekutohen sot pagat me shtesa?
Ekonomi

Shifrat për Kosovën dhe Bosnjën nuk janë të disponueshme, Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

03/09/2025 - 08:19
Mulaj: Kosova importon edhe zallë nga Serbia, sepse dhjetëra kompanive iu humb licenca (VIDEO)
Ekonomi

Mulaj: Kosova importon edhe zallë nga Serbia, sepse dhjetëra kompanive iu humb licenca (VIDEO)

02/09/2025 - 21:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare

    Fundi i misterit: Gruaja nga Ferizaj që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Goditja e snajperistit që shpëtoi Veriun e Kosovës, historia e patreguar nga përplasja në Banjskë

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Ekskluzive: OJQ-ja i kthen Komunës mjetet financiare (6500 euro) që iu transferuan nga DKRS-ja, për të cilat u shkarkua dhe arrestua Fahri Jashari

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Suspendohet Naime Krasniqi-Jashanica, gjyqtarja e skandalit të audio-inicizimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Aksion i madh i Policisë së Kosovës, arrestohen 11 persona e konfiskohen mbi 100 kg drogë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë