Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërxhaliu paralajmëron: Rritja 35% e çmimit të energjisë elektrike mund të miratohet në heshtje

26/02/2025 - 08:44
në Lajme
A A
Gërxhaliu thirrje diasporës: Mos lejoni që partitë politike t’ju shfrytëzojnë si një mjet për pushtet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar për Ekonomia Online se ekziston rreziku që në heshtje të miratohet rritja e tarifës së energjisë elektrike deri në 35% më shumë krahasuar me çmimin e furnizimit në vitin 2024.

Kjo pasi operatorët e furnizimit me energji elektrike në Kosovë, përfshirë KEDS, KESCO dhe KOSTT, kanë adresuar një kërkesë në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritje të tarifave, që sipas Gërxhaliut një rritje e tillë do të ketë pasoja të mëdha ekonomike dhe sociale.

“Ditëve të fundit po qarkullon informata që operatorët e furnizimit me energji elektrike, siç është KEDS, KESCO dhe KOSTT, kanë adresuar një kërkesë në ZRRE për ngritje të tarifave për energji elektrike. Kjo ngritje kërkohet që të jetë afër 35 për qind krahasuar me çmimin e furnizimit në vitin 2024, e sfidon Kosovën ën shumë aspekte. Në aspektin ekonomik është një barrë e pa përballuar, në aspektin social është një goditje për sektorin privat dhe për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik”, ka thënë ai.

Sipas tij, kërkesa për rritjen e tarifave vjen si rezultat i një buxheti të parashikuar për furnizimin me energji elektrike prej 545 milionë euro, një rritje prej 145 milionë euro krahasuar me vitin 2024.“Këtë vit kërkohet të ketë të hyra të zotuar për furnizim me energji elektrike prej 545 milion euro, është një e dhënë shqetësuese vetë fakti që kjo rritje është me e larta për afër 145 milion euro, është një ngarkesë buxhetore që do të thotë do të fuqizohet edhe më tepër importi, do të fuqizohet edhe me tepër konsumi, por jo zhvillimi dhe qëndrueshmëria ekonomike. Tre operatoret kryesor që merren me furnizimin, transiminon dhe bartje të energjisë elektrike i kanë rritur kërkesat e veta të adresuara zyrtarisht në ZRRE”, ka thënë ai.

Gërxhaliu ka thënë se në kërkesat e adresuara në ZRRE, KESCO kërkon një buxhet prej 440 milionë eurosh për furnizim me energji për vitin kalendarik 2025, një rritje prej 40 milionë eurosh krahasuar me 2024. Ndërkohë, KEDS synon të rrisë buxhetin nga 120 milionë euro në mbi 200 milionë euro, ndërsa KOSTT kërkon ta rrisë buxhetin e vet nga 80 milionë euro në 100 milionë euro.

Gërxhaliu ka kritikuar mungesën e transparencës dhe debatin e kufizuar publik mbi këtë çështje, duke paralajmëruar se tarifat e reja mund të miratohen pa diskutim të gjerë.“KESCO kërkon të ketë një buxhet prej 440 milion euro, për furnizim me energji elektrike për një vit kalendarik dhe parashihet se një buxhet i tillë të jetë i destinuar për KESCO që nga 1 prilli i viti 2025 dhe ka periudhë kohore një vjeçare që është 40 milion me shumë se sa në vitin 2024.

KEDS ka një kërkese që të shtohet buxheti për 85 milion euro për vitin 2025, që do të thotë ka qenë 120 milion euro, dhe të behët me tepër se 200 milion euro. KOSTT nga 80 milion euro, për vitin 2025 100 milion euro që është vërtet një ngjarjes e cila do të jetë goditje për qytetaret e Kosovës.

Duke pasur parasysh që mungon transparenca, që mungon një debat publiko privat dhe krejt kjo çka e ka përcjell furnizimin me energji elektrike, ku më tepër është privatizuar furnizim se sa që është institucionalizuar, besoj që në heshtje do të miratohet një tarife e tillë”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë