
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se kishte vjedhur pije alkoolike në vlerë të 2000 eurove, në një qendër tregtare në Gjakovë.
Sipas Policisë, rastin e ka denoncuar punëtori i sigurimit të qendrës “Nertili”, pasi kanë vërejtur se po mungojnë pijet.
Pasi janë shikuar kamerat e sigurisë, Policia njofton se kanë vërejtur të dyshuarin, i cili herë pas here kishte shkuar në këtë qendër me rroba te ndryshme dhe kishte vjedhur pijet.
“Pasi kane shikuar kamerat e sigurisë kane verejtur te dyshuarin here pas here duke shkuar ne qendër tregtare me rroba te ndryshme dhe duke marrë pije, dhe sot me date te lartëcekur kishte marrë 2 shishe Jack Daniels me vlere 160 euro”, njofton Policia.
Në lidhje me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalohet në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.











