Gjashtë shtetas të Kosovës kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Maqedoninë e Veriut, siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e shtetit fqinj.
Të dy automjetet e përfshira në aksident kanë qenë me targa të Kosovës, sipas njoftimit të Ministrisë.
Në orët e para të ditës së sotme (24.07.2026) në SPB Shkup është raportuar se në rrugën magjistrale Shkup – Pikëkalimi Kufitar Bllacë e Poshtme ka ndodhur një aksident rrugor.
Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Kia” me targa të Kosovës, të drejtuar nga K.C. (33) nga Kosova dhe një automjeti udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës, të drejtuar nga S.J. (61) nga Kosova.
“Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy shoferët dhe bashkudhëtaret e automjetit “Volkswagen Golf”, S.J. (54) dhe E.J. (20), ndërsa lëndime trupore bashkëudhëtarët e automjetit “Volkswagen Golf” B.H. (23) dhe B.I. (35), të gjithë nga Kosova, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” dhe në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup”.
“Me urdhër të prokurorit publik, shoferi i automjetit Kia, K.C., do të privohet nga liria pas daljes nga spitali. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB Maqedoni. përcjell Zhurnal.mk .













