
Gjashtë persona janë gjetur të vrarë pasditen e sotme në Artemisa pas një incidenti me armë zjarri, ku besohet së të gjithë të vrarët janë shqiptarë, sipas CNN grek.
Kjo ngjarje përgjakshëm ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos dhe duket se ka pasur një shkëmbim të shtëna me armë zjarri, rrethanat e të cilit ende nuk dihen, transmeton Veriu.info
Policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa plumbat e gjetur janë të një pistoletë 9 mm, e cila dyshohet se është përdorur në ekzekutim.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve të zonës dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për të mbledhur video materiale që do t’i ndihmojnë të zbardhin vrasjen e gjashtë personave./CNN












