Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjashtë skuadrave kosovare iu bllokohet merkato nga FIFA, tri nga Superliga, dy nga Liga e Parë dhe një nga Liga e Dytë

03/08/2022 - 22:01
në Sport
A A
Gjashtë skuadrave kosovare iu bllokohet merkato nga FIFA, tri nga Superliga, dy nga Liga e Parë dhe një nga Liga e Dytë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Skuadrat kosovare kanë qenë mjaft aktive në merkaton verore, para edicionit 2022/23.

Megjithatë, Gazeta Olle merr vesh se gjashtë skuadrave të futbollit kosovar iu bllokohet merkato nga FIFA, ku tri prej tyre janë klube nga Superliga.

Bëhet fjalë për Prishtinën, Llapin dhe Drenicën, teksa nga FIFA e kanë pësuar edhe Feronikeli dhe Arbëria nga Liga e Parë dhe Besa e Ligës së Dytë.

Kjo bllokadë nga FIFA vjen si pasojë e borxheve të këtyre klubeve ndaj futbollistëve dhe ish-futbollistëve të cilët i kanë paditur klubet kohë më parë.

Klubi i madh kosovar, FC Prishtina është përballur edicionin e fundit me shumë probleme financiare dhe me futbollistë të cilët shpeshherë edhe i kanë bojkotuar ndeshjet për shkak se klubi nuk i ka përmbushur obligimet ndaj tyre.

Befasia në këtë mes është skuadra e Llapit, që nuk është raportuar kohëve të fundit për ndonjë parregullsi dhe mospërmbushje të obligimeve ndaj futbollistëve, megjithatë Llapi është futur në listën e klubeve që i bllokohet merkato.

Pikërisht Prishtina dhe Llapi janë dy skuadrat me më së shumti transferime në afatin kalimtar veror, të cilët nuk do t’i mund t’i regjistrojnë nëse nuk i kryejnë obligimet ndaj futbollistëve deri në afatin e fundit të caktuar nga FIFA.

Sa i përket Drenicës, klubi kuqezi që në pjesën e dytë të sezonin të fundit është përballur me probleme të mëdha financiare, dhe në këtë merkato nuk ka kryer asnjë transferim.

Olle kohë më parë kishte raportuar për obligimin financiar të Drenicës ndaj ish-futbollistit Erlis Frashëri, të cilit klubi ia ka borxh afro 10 mijë euro.

Klubet e lartëpërmendura rrezikojnë falimentimin në rast se nuk i përmbushin obligimet e tyre ndaj futbollistëve dhe ish-futbollistëve brenda afatit të caktuar.

JU REKOMANDOJMË

Nico Williams i vendos kushte Barçës, kjo i jep ultimatum
Sport

Nico Williams i vendos kushte Barçës, kjo i jep ultimatum

30/06/2025 - 14:04
Dembele ia merr Messit të gjitha pajisjet sportive pas ndeshjes
Sport

Dembele ia merr Messit të gjitha pajisjet sportive pas ndeshjes

30/06/2025 - 12:31
Reali interesohet për talentin holandez
Sport

Reali interesohet për talentin holandez

30/06/2025 - 12:29
Luis Enrique s’ka dyshim: Messi, më i miri në histori
Sport

Luis Enrique s’ka dyshim: Messi, më i miri në histori

29/06/2025 - 14:20
Në Barcelonë vendoset se kush do të jetë kapiten dhe kush do t’i gjuajë penalltitë e goditjet e lira
Sport

Në Barcelonë vendoset se kush do të jetë kapiten dhe kush do t’i gjuajë penalltitë e goditjet e lira

29/06/2025 - 14:19
Drejtori sportiv i FC Vushtrria, Liridon Ahmeti me pagë më të ‘majme’ se sa futbollisti më i paguar (Dokument)
Lajme

Drejtori sportiv i FC Vushtrria, Liridon Ahmeti me pagë më të ‘majme’ se sa futbollisti më i paguar (Dokument)

28/06/2025 - 20:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë