
Është gjetur pa shenja jete një person dje në Bajgorë të Mitrovicës, shkruan Veriu.info.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në obduksion./Veriu.info
Raporti i policisë:
Rr. Shala e Bajgores, Mitrovicë 26.01.2022 – 11:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.










