Një qytetar nga Vushtrria ka raportuar se ka gjetur një granatë dore. Pas raportimit njësia patrulluese ka siguruar vendin e ngjarjes.
Njësia e PK-së për deminim e ka shpërthyer mjetin e dyshimtë në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente.
Me këtë rast janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Raporti i plotë i policisë:
Vushtrri 16.01.2024 – 00:22. Ankuesi kosovar ka raportuar se ka gjetur një granatë dore. Njësia patrulluese ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia e PK-së për deminim e ka shpërthyer mjetin e dyshimtë në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.
Foto Ilustrim