
Një person është gjetur i vdekur në një shtëpi në Pejë, shkruan Veriu.info.
Kështu ka njoftuar policia në raportin e saj 24 orësh.
“Pejë 01.06.2023 – 11:00. Është raportuar për një person pa shenja jete në një shtëpi. Njësitet relevante policore dhe një ekipe e mjekëve kanë dal në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.










